Paloka: Ne jemi te zhgenjyer nga Ina Rama
Ne vijim te perplasjeve te fundit me Prokuroren e Pergjithshme, deputetet te Partise Demokratike hedhim dyshime, mbi zgjedhjen e bere nga Presidenti Topi ne emerimin e Ina Rames ne krye te organit te akuzes, pikerisht nje vit me pare. Deputeti i Partise Demokratike Edi Paloka thote me plot gojen se tani Partia Demokratike, ka mbetur e zhgenjyer nga Ina Rama, e cila sipas Palokes erdhi ne krye te Prokurorise pa dhene prova nese ishte njeriu i duhur. "Nuk mund te them i penduar ne ate kohe qe kemi dhene voten per kandidaturen, pasi ne ne ate kohe kemi qene entuziaste se me ne fund Prokuroria shqiptare, do te kishte nje njeri te pavarur politikisht. Ndjehem i zhgenjyer per gjerat qe po ndodhin, une nuk e di se si e ka bere zgjedhjen Presidenti, por njerezit duhet te provohen perpara se t'u jepen poste te rendesishme", deklaroi Paloka. "Une nuk dua t'i hyj fare se kush eshte ai qe e influencon politikisht mbi Prokurorine, por permenda opoziten, pasi sulmet politike kane qene te opozites", shtoi me tej ai. Duke e lidhur me hetimin me te fundit dhe akuzen me abuzimin me fondet e rrugen Durres-Kukes ndaj ministrit te Jashtem, Basha, Paloka thote se Ina Rama po influencohet shume nga opozita. Menyra me e mire per te provuar te kunderten, sipas tij, do te ishte hetimi nga ana e Prokurorise edhe mbi dosjet e abuzimit per ish pushtetare te PS. Kryeministri Berisha doli hapur ne mbrojte te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha kete te hene duke thyer keshtu heshtjen mbi hetimin e nisur pak muaj me pare, mbi fondet e perdorura per ndertimin e rruges Durres Kukes.
Kerkese padia e ministrit te Jashtem Lulzim Basha do te shqyrtohet paraditen e neserme
Kerkese padia e ministrit te Jashtem Lulzim Basha do te shqyrtohet paraditen e neserme