Gjykata zgjidhje kerkeses se Bashes
Tirane- Padia e bere nga ana e ministrit te Jashtem Lulzim Basha do t'i jepet zgjidhje ne daten 4 dhjetor. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka caktuar oren 12:30 per te zhvilluar kerkese padine e bere nga ana e Bashes. Ndersa sot pritet qe Gjykata e Apelit te vendose per rekursin e bere nga ana e Prokurorise te Pergjithshme per mbylljen e hetimeve me vendim gjykate. Disa dite me pare avokati mbrojtes i te pandehurit Lulzim Basha, Zef Nikaj depozitoi nje kerkese padi mbi Prokurorine. Ne kete kerkese padi mbrojtja kerkon pavlefshmerine e akteve proceduriale. Keshtu objekti i padise te bere ne ngarkim te Prokurorise mbeshtetet ne paragrafin e dyte te nenit 128 te Kodit te Procedures Penale. Ky nen percakton se aktet procedurale jane absolutisht te pavlefshme kur respektohen dispozitat qe lidhen me te drejten e prokurorit per ushtrimin e ndjekjes penale dhe pjesemarrjen ne procedim. Me tej ne ligj thuhet se absolutisht te pavlefshme aktet jane edhe kur kane te bejne me thirrjen e te pandehurit, ose pranine e mbrojtesit kur ajo eshte e detyrueshme. Ndersa ne fund te ketij neni pohohet se nje akt i cilesuar me ligj si absolutisht i pavlefshem, nuk mund te behet i vlefshem. Kerkesa e bere nga ana e avokatit mbrojtes bazohet ne vendimin e marre nga ana e Gjykates se Tiranes, me daten 18 nentor, e cila vendosi qe te pushoje hetimet per dosjen Durres-Kukes. Pavlefshmeria e akteve te kesaj dosjeje, sipas argumenteve te avokatit te ministrit Basha, mbeshtetet pikerisht ne vendimin e dhene nga gjykata pas kerkeses se Armand Telitit dhe Andi Tomes, te dy te bashke hetuar dhe te pandehur ne kete dosje. Gjyqtari Sokol Tona pranoi si te pavlefshme te gjitha veprimet hetimore te kryera pas dates 6 nentor te ketij viti, date ne te cilen Prokuroria kishte zgjatur afatet hetimore edhe nje muaj. Ndersa po ne vendim e saj gjykata vendosi qe te rrezoje kerkesen e prokurorise per zgjatje te hetimeve deri me 6 dhjetor, dite ku sipas prokurorit te ceshtjes Arben Kraja, do t'i jepej zgjidhje dosjes, ku edhe me pas ajo do te sillej per gjykim. Pas pushimit te hetimeve, Prokuroria perjashtoi nga hetimet e saj te pandehurin Armand Teliti dhe Lejla Saraci, per mungese te provave. Ndersa ne te njejten kohe mori te pandehur ministrin Basha. Pas shpalljes se pavlefshmerise se hetimeve nga ana e gjykates, mbrojtesi i Bashes kerkon serish nga gjykata se veprimet e organit te akuzes ndaj tij jane gjithashtu te paligjshme dhe si te tilla te shpallen te pavlefshme. Pas dy ditesh Gjykata e Tiranes do te vendose mbi padine e bere nga ana e Ministrit Basha. Aktualisht ky i fundit ndodhet jashte vendit, ndersa do te perfaqesohet ne proces nga ana e avokatit te tij Zef Nikaj.
R.Caushaj
R.Caushaj