Rimbursohen kontributet e paguara tepër
07/08/2009 Cila janë afatet për pagesën e kontributeve shoqërore
Ministria e Financave udhëzim për procedurën e kthimit të shumave
Nëse keni derdhur kontribute shoqërore dhe shëndetësore më tepër sesa u takon, ato mund të rimbursohen. Specialistë të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se do të rikthehen të gjitha shumat sipas kategorive që kanë paguar më tepër. Procesi i nisur nga muaji maj i këtij viti për deklarimin dhe pagesën e kontributeve kërkon respektimin e datave të vendosura nga Ministria e Financave. Kategoritë e personave që janë të detyruar të paguajnë kontribute kanë datat përkatëse tashmë dhe sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, në bashkëpunim edhe me ata të Sigurimeve Shoqërore, ato janë ndarë në gjashtë grupe të veçanta. Në grupin e parë bën pjesë personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së, në grupin e dytë personi fizik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së, në të tretin personi juridik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël. Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël bën pjesë në grupin e katërt të personave të detyruar për të paguar kontribute. Në grupin e pestë është personi i vetëpunësuar në aktivitet tregtar, shërbimi apo ambulant. Ndërsa në grupin e gjashtë dhe të fundit është përfshirë kryefamiljari që punëson persona si punëtorë shtëpie. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, nëse si rezultat i një kontrolli ose për arsye të tjera shuma e paguar e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore tejkalon shumën e llogaritur të detyrimeve për kontributet, drejtoria rajonale tatimore përkatëse rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga paraqitja e kërkesës me shkrim prej tatimpaguesit. Kthimi i shumave të detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara më tepër nga tatimpaguesi ose rimbursimi i tyre nga administrata tatimore mund të bëhet në një nga format e mëposhtme. Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave, shuma e detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore (detyrim, kamatëvonesa, gjoba) të paguara më tepër kalohet: së pari, për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të të njëjtit lloj; së dyti, për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të llojit tjetër, në rast se nuk ka detyrime të papaguara të të njëjtit lloj kontributesh.