Rimbursohet derdhja e kontributeve tepër
29/10/2009 Kategoritë e të dypunësuarve në publik e privat do të marrin mbrapsht shumta e tepërta
Subjektet duhet të bëjnë kërkesë brenda një muaji, në mënyrë që të filloj kthimi i tyre
Derdhja e kontributeve shoqërore në masë më të lartë sesa e përcakton ligji do të rimbursohet. Specialistët theksojnë se në bazë të ndryshimeve të bëra në legjislacionin përkatës lejohet rimbursimi i këtyre pagesave për të gjitha subjektet apo individët që paguajnë mbi limitin e përcaktuar të derdhjes së kontributeve. Për këtë specialistët e Ministrisë së Financave kanë pohuar se do të rikthehen të gjitha shumat sipas kategorive që kanë paguar më tepër. Ndërkohë ky proces, i cili ka iniciuar që në muajin maj mbi deklarimin dhe pagesën e kontributeve, kërkon detyrimisht respektimin e datave të vendosura nga dikasteri i financave. Kategoritë e personave që janë të detyruar të paguajnë kontribute kanë datat përkatëse tashmë dhe sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, në bashkëpunim edhe me ata të Sigurimeve Shoqërore, janë ndarë në gjashtë grupe të veçanta.
Ndarja
Ekspertët e sigurimeve shoqërore pohojnë se janë disa kategori që paguajnë shumë kontribute sesa limiti i caktuar. Konkretisht bëhet fjalë për subjektet dhe personat që janë të dypunësuar, edhe në institucionet publike, edhe në ato private. Aktualisht ka përfunduar ndarja e këtyre subjekteve në gjashtë grupe. Në grupin e parë bën pjesë personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së, në grupin e dytë personi fizik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së, në të tretin personi juridik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël. Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël bën pjesë në grupin e katërt të personave të detyruar për të paguar kontribute. Në grupin e pestë është personi i vetëpunësuar në aktivitet tregtar, shërbimi apo ambulant. Ndërsa në grupin e gjashtë dhe të fundit është përfshirë kryefamiljari që punëson persona si punëtorë shtëpie.
Kthimi
Për këto kategori udhëzimi i financave përcakton që nëse si rezultat i një kontrolli ose për arsye të tjera shuma e paguar e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore tejkalon shumën e llogaritur të detyrimeve për kontributet, drejtoria rajonale tatimore përkatëse rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga paraqitja e kërkesës me shkrim prej tatimpaguesit. Ndërkohë janë përcaktuar edhe format e kthimit. Konkretisht shumave të detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara më tepër nga tatimpaguesi ose rimbursimi i tyre nga administrata tatimore mund të bëhet në një nga format e mëposhtme. Kështu, shuma e detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore (detyrim, kamatëvonesa, gjoba) të paguara më tepër kalohet: së pari, për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të të njëjtit lloj; së dyti, për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të llojit tjetër, në rast se nuk ka detyrime të papaguara të të njëjtit lloj kontributesh.
Kategoritë që përfitojnë
Specialistët e sigurimeve shoqërore tregojnë se janë disa kategori që derdhin më shumë kontribute në krahasim me sasinë e përcaktuar në ligj. Konkretisht bëhet fjalë për kategoritë e punonjësve të dypunësuar, siç janë mjekët që punojnë në shtet dhe në klinika private, ose dhe në dy klinika private, pedagogët që punojnë në universitetin shtetëror dhe privat, juristët që punojnë dhe në studio avokatie si dhe kategori të tjera të dypunësuarish. Legjislacioni përcakton që shuma maksimale e sigurimeve shoqërore që paguhet është 80.6 lekë për pagën maksimale. Tejkalimi i këtij limiti quhet “kontribut tepër”.
Kthimi i kontributeve
“Nuk ka vetëm biznese që nuk paguajnë kontributet për punonjësit e tyre, por dhe biznese apo persona që paguajnë tepër. Me një vendim të Këshillit të Ministrave pjesa tepër e kontributeve të derdhura do t’u kthehet bizneseve, fakt ky që është rregulluar edhe me një vendim të Ministrisë së Financave. Sipas përcaktimeve të bëra, është vendosur që shuma e tepërt do të ndahet në muajt e ardhshëm, kur duhet të kryhen pagesat përkatëse. Sipas vendimit, përcaktohet se të gjitha bizneset që kanë derdhur më tepër kontribute sesa limiti duhet të bëjnë kërkesë brenda një muaji, në mënyrë që të fillojë kthimi i tyre.