Çekët e zhdukur, grupe inspektimi në Theth
29/10/2009 Informacioni pas shpërblimit 100 mijë dollarë. Sërish asnjë gjurmë nga studentët
SHKODER- Drejtoria e Policisë së qarkut të Shkodrës është rivënë në lëvizje për gjetjen e trupave të zhdukur të tre studentëve Çekia, Jan Pavelka, Michail Pavenka, Lenka Tuçkova. Për disa ditë me radhë forca të shumta policie po kontrollojnë gjerësisht zonën e Thethit, ku dhe janë parë për herë të fundit studentët çekë.
Informacioni
Sipas burimeve policore, shpërblimi prej 100 mijë dollarësh për personin që jep informacion të saktë për gjetjen e tre studentëve çekë është bërë shkak i dhënies së një informacioni nga ana e një shtetasi për vendin e ndodhjes së studentëve në fjalë. Pas këtij informacioni, Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka organizuar punën për të kontrolluar gjithë territorin, për të cilin ishte dhënë informacioni. Në fakt zona e Thethit është kontrolluar disa herë nga policia, por pa asnjë rezultat konkret. Megjithatë, 20 grupe pune policie kanë rinisur kërkimet, të cilat janë përqendruar në zonën e njohur si "Kroi i Shpërdhesë", ndërmjet Qafës së malit Radohimë dhe Qafës së Pejës, vend për të cilin u mor një informacion se ndodheshin trupat e studentëve çekë të zhdukur në verën e vitit 2001. Të njëjtat burime policore shprehen se deri tani nuk është arritur të gjendet asnjë shenjë nga tre studentët çekë, të cilët patën ardhur për turizëm malor në zonën e Dukagjinit. Natën e tyre të fundit e patën kaluar në Theth, ku dhe banonte mësuesja e fshatit që i shoqëronte. Pas zhdukjes së këtyre studentëve, familjarët e tyre filluan kërkimet derisa arritën në përfundimin se ata kishin qenë në Theth. Strukturat përkatëse policore filluan menjëherë hetimin rreth lëvizjes së studentëve dhe gjetjen e tyre, por pavarësisht veprimeve të tyre dhe një numri të madh personash të marrë në pyetje, nuk u arrit asnjë rezultat konkret.
Historia
Tre studentët nga Çekia, dy vëllezërit Michel e Jan Pavelka dhe shoqja e tyre Lenka Tuckova kishin vajtur në verën e vitit 2001 për të vizituar mrekullitë e natyrës së malësive të zonës së Dukagjinit. Sipas deklarimeve të familjarëve, telefonata e fundit e tyre është bërë më datë 16 gusht të vitit 2001. Ndërkohë nga dëshmitë e marra nga strukturat hetimore të policisë së Shkodrës mendohet se tre të rinjtë çekë kanë hyrë në zonën e Dukagjinit më datë 9 shtator 2001. Sipas dëshmive të mbledhura, tre të rinjtë nga Çekia kanë përshkruar gjithë zonën e Dukagjinit në këmbë duke kaluar komunat Pult, Shosh dhe Shalë. Në komunën Shalë që është dhe zona më e thellë e Dukagjinit ato kanë qëndruar disa ditë në fshatin Theth në shoqërimin e mësueses së fshatit Mira Qarku, e cila përveç se i kishte mbajtur në shtëpi, kishte luajtur dhe rolin e përkthyeses. Më pas tre të rinjtë janë larguar nga Thethi për të marrë pjesë në një meshë tek kisha e fshatit Lotaj të komunës Shalë Dukagjin, ku dhe janë parë për herë të fundit nga banorët. Më pas për fatin e tyre nuk di të tregojë askush. Për gjetjen e tyre blutë organizuan shumë ekspedita kërkimi dhe shumë hetime, por asnjëherë nuk është arritur të zbardhet ngjarja. Për rrjedhojë dhe në dosjen e tyre u bë shënimi “TË ZHDUKUR”. Për fillimin e operacioneve kërkuese të tre të rinjve në fjalë policia ngriti tri pista. Pista e parë kishte të bënte me shqyerjen e studentëve çekë nga egërsirat, por kjo pistë nuk ishte bindëse pasi të paktën do ishte lënë ndonjë gjurmë dhe për më tepër në atë kohë kafshët e egra nuk janë të pranishme në zonë. Pista e dytë u përqendrua në rënien në ndonjë humnerë, por dhe kjo pistë nuk ishte bindëse për hetuesit e kësaj çështjeje, pasi mundësia për të rënë të tre njëherësh ishte shumë e pakët. Sipas hetuesve të paktën njëri do kishte shpëtuar pa rënë ose do ishte hasur në ndonjë gjurmë. Pista e tretë, aty ku dhe dyshohet më shumë është grabitja e tre çekëve dhe më pas vrasja e tyre e zhdukja e trupave. Pista e grabitjes u përforcua disa javë pas fillimit të hetimeve, kur u gjend e vrarë në shtëpinë e saj Mira Qarku mësuesja e fshatit Theth në Dukagjin që kishte shoqëruar tre çekët. Strukturat përkatëse policore, pas disa muajsh hetime arritën të sigurojnë prova dhe të zbulojë se autori i vrasjes së mësues ishte kushëriri i saj, shtetasi Mican Qarku. Pas prangosjes së Mican Qarkut policia bën lidhjen me ngjarjen e tre studentëve dhe hodhi dyshimi se tre çekët mund të jenë grabitur dhe zhdukur nga Mican Qarku, i cili më pas ka vrarë kushërirën mësuesen që ka shoqëruar tre të zhdukurit, pasi mund të kishte dijeni për ngjarjen. Por në polici Mican Qarku asnjëherë nuk pranon të ketë grabitur apo vrarë tre çekët. Ai pranon të ketë vrarë kushërirën në pije e sipër, plotësisht i pavetëdijshëm, ndërkohë që ka kundërshtuar çdo lidhje me zhdukjen e tre çekëve. Në përfundim të hetimeve agjentët e policisë kriminale ndonëse kishin shumë dyshime nuk arrijnë të gjejnë asnjë provë që implikon Mican Qarkun me studentët e zhdukur çek. Mican Qarku dënohet me 15 vite burg për vrasjen e kushërirës së tij Mira Qarku.