Biznesi korean shpreh interes për investime në Shqipëri

Biznesi korean shpreh interes për Shqipërinë. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të realizuar ne nje takim informues me perfaqesues te biznesit te Korese se Jugut. Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise në Tirane, Nikolin Jaka i shoqeruar dhe nga anetaret e kryesise bëri një prezantim të shkurtër të mundësive potenciale që afron vendi ynë, duke e konsideruar Shqipërinë si portën hyrëse të rajonit, kjo dhe për vetë pozitën gjeografike.
Sipas Jakës vendi ynë ofron mundësi investimi, sidomos në fusha si energjitika,turizmi apo teknologjia, kjo e favorizuar edhe prej nivelit të ulët të taksave. Kang- Tuk Yoon, Komisioneri per Tregtine i Ambasades Koreane ne Greqi, dhe John Courpas, Keshilltar i Tregtise dhe Investimeve prane Ambasades u shprehën hapur për bashkëpunim, duke e parë si treg tërheqës vendin tonë.
Takimi i sotëm erdhi në kuader te bashkepunimit me insitucionet nderkombetare te biznesit dhe si një nisje me synim vendosjen e bashkëpunimit mes sipermarrjes koreane dhe asaj shqiptare, projekte te mundshme qe mund te implementohen mes dy paleve dhe sigurimin e nje marredhenieje te qendrueshme biznesi Shqiperi - Kore.
Gjithashtu takimi u konsiderua një mundësi e mirë per tu njohur me mire me teknologjine e avancuar dhe cilesine e produkteve koreane, duke u nisur nga energjia e rinovueshme, riciklimit, produkte kimike, automjeteve, pajisjeve ngrohese, teknologjise se informacionit e telekomunikacionit, makinerive e deri te produktet e ndryshme te konsumueshme. Pas takimit të sotëm nesër do të jetë biseda B2B me biznese anëtare të Dhomës për të folur konkretisht mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe njohjen në detaje se si mund të realizohen shkëmbimet tregtare me ketë vend.