Anglia, gati ekstradimi i policit vrasës

06/03/2005 Vrasja e trefishtë ndaj pjesëtarëve të fisit Yzeiri, shpalli në kërkim ish-policin beratas nga fisi i Çalajve
“Nëse ekstradohem, nuk do të gjykohem me drejtësi”
Një ish-polic nga Berati, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje të trefishtë, i ka deklaruar gjykatës londineze “Bow Street”, gjatë procesit të ekstradimit se, “në Shqipëri nuk do më bëhet një gjyq i drejtë. Drejtësia është e politizuar dhe duan të më dënojnë, pasi kam qenë anëtar i Partisë Demokratike. Ky ka qenë thelbi i dëshmisë 40-minutëshe të Gëzim Çalës, i cili në seancën e shtatë gjyqësore të procesit të ekstradimit, është mbrojtur duke luajtur kartën politike. Po ashtu ka vepruar edhe avokatja mbrojtëse, baristerja Compase Lloyd-Jacob, e cila në fjalën mbrojtëse përpara gjykatëses Daphine Wicham, ka shprehur argumentet e saj pse klienti Çala nuk mund të ekstradohet dhe të përballet me drejtësinë.
Frika
”Nëse klienti im do të ekstradohet, ka shumë mundësi që ai mos të përballet me një gjyq të drejtë, në bazë të standardeve ndërkombëtare, për arsye se ai gjatë kohës së regjimit të Partisë Demokratike, ka qenë oficer policie dhe tani ka shumë armiq që janë njerëz të partisë në pushtet, asaj Socialiste”, ka deklaruar baristerja, e cila ka vazhduar fjalën e saj, duke u shprehur se “mosgjykimi i drejtë është thyerje e ligjit anglez ACT 81 rreth gjykimit të një personi dhe standardeve të gjykimit, dhe ACT nr.81 të Konventës së të drejtave të njeriut, po për këtë çështje. Por, prokurori anglez, Robert Tolhurst, i cili mbron interesat e shtetit shqiptar në këtë gjyq, është mjaftuar duke i paraqitur gjykatës kërkesën e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në lidhje me ekstradimin e shtetasit shqiptar, Gëzim Çala.
Ekstradimi
Sipas dokumentacionit të servirur nga pala shqiptare, ky shtetas kërkohet për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, për të cilën ai nuk është dënuar ndonjëherë. Po ashtu, prokurori ka përmendur një tjetër fakt, i cilësuar si i ri për çështjen që ka të bëjë me një fletarresti të dytë, lëshuar nga Prokuroria shqiptare, për dyshime rreth një tentative vrasjeje ndërmarrë nga Çala, më 29 mars 2000. Prokurori ka sqaruar se, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, i kërkon kësaj gjykate garantimin e ekstradimit vetëm për akuzat e vrasjes në vitin 1997. Ndërkohë që avokatja mbrojtëse ka ndërhyrë, duke thënë se “Gëzim Çala për çështjen është dënuar fillimisht nga gjykata e Fierit me 17 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit në Vlorë e ka dërguar çështjen për rigjykim në gjykatën e Fierit.
Dëshmia e të pandehurit dhe procesi që rikthehet në prill
Vetë Çala i ka treguar gjykatës se, nëse ekstradohem në Shqipëri, do ta gjykojnë për të dyja çështjet, ndërkohë që ai pretendon se gjatë vitit 2000 ka qenë azilant në Angli dhe se akuzat për tentativë vrasjeje janë të sajuara nga regjimi socialist. Ai më tej ka treguar se fisi i Yzeirëve, me të cilët ka konflikt vrasjesh, ka lidhje të forta me pushtetin aktual, ndërkohë që familja e tij, që në fillim të proceseve të ’90-ës ka përkrahur PD-në, pasi ishin familje kulakësh, tradicionalisht e shtypur nga regjimi komunist. Çala, ish-polic i rangut kapter, është shprehur se disa nga shokët e tij policë janë vrarë nga socialistët gjatë trazirave të ’97-ës. Në këtë vit, ai pohoi se është larguar për në Greqi, ku ka qëndruar disa muaj për t’u rikthyer në Shqipëri, ku e priste nusja me një fëmijë, që sapo kishte lindur. “Nga viti 1997 deri në fillim të vitit 1999, kam qëndruar i mbyllur në shtëpi. Më pas jam larguar për në Angli, ku kërkova azil si kosovar. Kështu na udhëzuan trafikantët, për të mundësuar fitimin e azilit”, ka thënë Çala, i cili pyetjes së prokurorit nëse kishte gënjyer, iu përgjigj po, ndërkohë që Ministria e Emigracionit nuk i ka dhënë ende përgjigje një kërkese të dytë azili, bërë nga ai ditën e arrestimit, në të cilën ka treguar të vërtetën dhe është shprehur se ka jetën në rrezik nga regjimi aktual i Tiranës, nëse kthehet atje.
Procesi
Procesi i ekstradimit për Gëzim Çalën do të vazhdojë në muajin prill, ku pala mbrojtëse dhe përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, prokurori Robert Tolhurst, do të paraqesin argumentet dhe kundra argumentet për ekstradimin e ish-policit Çala, që kërkohet nga drejtësia shqiptare për vrasje të trefishtë ndaj pjesëtarëve të familjes Yzeiri, që po udhëtonin me një furgon për në fshatin e tyre tetë vjet më parë. Ndërkohë që Çalës do t’i duhet të presë seancën e ardhshme gjyqësore në qelitë e burgut të Brixtonit në jug të Londrës.
Arrestimi në Angli
Dështimi i fitimit të statusit si azilant politik nga Kosova në Britaninë e Madhe, e ka renditur Gëzim Çalën në listat e personave që duheshin deportuar. Ai kishte kërkuar azil në Angli në gusht të vitit 1999. Një kontroll rutinë i oficerëve të emigracionit në shtëpinë ku jetonte Çala, në qytetin e Northamptonit, ka bërë të mundur ndalimin e tij. Nga hetimet e mëtejshme, ai ka rezultuar si person i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Menjëherë çështja është marrë në dorëzim nga një ekip i Interpol Londrës, të cilët janë nisur menjëherë në drejtim të Oksfordshire police, për të bërë formalitetet e duhura. Ata i kanë komunikuar atij një urdhërarresti në emër të Interpol Londrës dhe më pas e kanë informuar rreth procedurës së ekstradimit. Pas marrjes në pyetje, Çala ka pranuar se ka qenë punonjës policie në Shqipëri, por ka mohuar pjesëmarrjen në vrasjen e tre personave, për të cilën duhet të japë llogari para drejtësisë shqiptare.
Ministri Igli Toska dorëzoi “listën e zezë” në Scotland Yardit
Gjatë vizitës së fundit të ministrit të Rendit Publik Shqiptar, Igli Toska, në Londër, fundvitin e 2004-ës, ky i fundit i ka dorëzuar autoriteteve policore angleze “listën e zezë” të personave që kanë llogari të hapura me policinë e shtetit shqiptar. Megjithëse ky fakt është munduar të mbahet top-sekret, fakti i mësipërm është arritur të mësohet nga një burim pranë policisë londineze. Toska, pa dyshim që e ka patur të qartë që në momentin që la aeroportin e Rinasit për të mbërritur në Londër, se cilat do të ishin kërkesat e anglezëve. Por, përgjigjja e tij ka qenë gati. Në valixhen e tij diplomatike ka qenë “lista e zezë” e të kërkuarve shqiptarë, të cilët nga tani e tutje do të jenë në qendër të operacioneve policore angleze, për t’i arrestuar në llogari të palës shqiptare. “Jo vetëm thjesht emra, por edhe foto, shenja gishtërinjsh, deri tek adresa të disa prej tyre, se ku ata potencialisht mund të fshihen në Angli, ka qenë arsenali i informacionit kaluar policisë angleze”, është shprehur burimi i informacionit. Muajt e fundit, tre shtetas shqiptarë që fshiheshin në Angli, janë arrestuar nga Interpol Londra, një i ekstraduar dhe dy të tjerë në pritje të procedurave.
Gëzim Çala, polici “Wanted”
Shtator ’92 - Dhjetor ‘96
Inspektor policie në Urën Vajgurore dhe fshatin Poshnjë
Janar ‘97
Çala thotë se ka emigruar në ishullin e Kretës në Greqi
Korrik ‘97
Dyshohet për vrasjen e trefishtë ndaj pjesëtarëve të fisit Yzeiraj
Gusht ‘97
Kthehet nga Greqia, pasi i kishte lindur gruaja
Tetor ‘99
Mbërrin në Angli, ku kërkon azil si shtetas kosovar
Mars 2000
Dyshohet për tentativë vrasjeje
Qershor 2000
Dënohet me 17 vjet burg në mungesë nga gjykata e Fierit për vrasjen e trefishtë
Shtator 2001
Gjykata e Apelit Vlorë i kthen çështjen për gjykim sërish Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier
Janar 2001
Lëshohet fletarresti për dyshim në vrasje
Shtator 2004
Arrestohet në qyetin e Northamptonit në Angli
Shtator 2004
Të nesërmen e arrestimit del para gjykatës si person i kërkuar për t’u ekstraduar nga Qeveria shqiptare
Dhjetor 2004
Shtyhet procesi i ekstradimit, priten të tjera dokumente të mbërrijnë nga Tirana
Mars 2005
Fillon procesi ekstradimit, gjykata dëgjon palët në proces dhe shqyrtohet dokumentacioni i mbërritur nga Tirana
Ja proceset e ekstradimit të shqiptarëve në Angli
Emri Fatmir Bleta
Vjeç 40
Në kërkim që nga viti 1998
Në Angli azilant politik me azil të garantuar që nga viti 2000
Akuzat Për një vrasje ndodhur në Tiranë më 19 maj 1999
Fshihej në qytetin e Derbit
Arrestimi nga policia angleze Dhjetor 2003
Rezultati i procesit të ekstradimit Fiton të drejtën e mosekstradimit nga Gjykata e Lartë në Londër
Emri Falë Kola
Datëlindja 32 vjeç
Në kërkim që nga viti 2000
Në Angli azilant politik që nga viti 2002
Akuzat Për vrasjen e B.Xhetanit në 1997
Fshihej në qytetin e Londrës
Arrestimi nga policia angleze Shkurt 2004
Rezultati i procesit të ekstradimit. Ekstraduar në Shqipëri
Emri Gëzim Çala
Datëlindja 12 maj 1966
Në kërkim nga viti 2000
Në Angli azilant politik që nga gushti 1999
Akuzat Tre vrasje, ndodhur më 19 korrik 1997
Fshihej në qytetin e Northamptonit
Arrestimi nga policia angleze Shtator 2004
Rezultati i procesit të ekstradimit Në pritje të vendimit për t’u ekstraduar
40 “Wanted” shqiptarë
Në një prononcim të tijin për gazetën britanike “The Sun”, shefi i Interpol Tiranës, komisar Artan Bajraktari, deklaroi se “Wanted” shqiptarë disa prej tyre vrasës, fshihen në Angli, pasi e shikojnë këtë vend si vendfshehje të sigurtë. Bajraktari ka sqaruar se, 40 prej tyre që gjenden në listat e Interpol Tiranës, fshihen në Angli. “Mund të them se ata janë kriminelë seriozë, të cilët janë përfshirë në krimin e organizuar”, ka thënë Bajraktari për “The Sun”, duke shtuar se, “ata operojnë në qytete të ndryshme në Angli, duke ndryshuar identitetet e tyre me përdorimin e pasaportave false, duke u fshehur në vendin tuaj. Këta njerëz duhet të ndalohen dhe të futen pas hekurave sa më parë”. Një histori personale e komisarit të suksesshëm, që ngriti strukturën e Interpolit shqiptar në nivelet që është sot, ka qenë shembulli më i mirë për të ilustruar atë që Bajraktari u ka deklaruar gazetarëve me gjuhën e fakteve. Gjatë një konference në Londër, komisari 41-vjeçar ka patur rastin në një pub në veri të kryeqytetit britanik, të jetë ballë për ballë me një nga personat më të kërkuar shqiptarë në listat e tij. ”Pas konferencës shkuam në një bar. U çuditërova kur pashë një nga kriminelët më të kërkuar në Shqipëri, duke luajtur bilardo. Ai është një njeri shumë i rrezikshëm”, ka përfunduar rrëfimin e tij, Artan Bajraktari. Personi në fjalë, i cili është zhdukur nga bari pa mundur që të arrestohej, është i kërkuar për vrasje dhe rrëmbime. Ai ka qenë numri dy i një bande shumë të rrezikshme në Shqipëri gjatë vitit 1997.