E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqen maskat në Lezhë, grabiten mearmë 3 malazezë

LEZHË- Maskat godasin përsëri. Tre shtetas malazezë janë viktimat e radhës, ndërkohë që ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në  një lokal në hyrje të autostradës Lezhë-Shkodër.

Personat e maskuar kanë ndaluar makinën tip Volsvagen me targa të Malit të Zi UL AC 682, duke kërcënuar me armë shtetasit që udhëtonin në të. Sipas dëshmitarëve, njëri prej personave të maskuar ka goditur me qytën e pistoletës njërin prej pasagjerëve, e më pas i kanë grabitur atyre rreth 20 mijë dollarë, dokumentat amerikane që dispononin, si dhe makinën me të cilën udhëtonin. 

Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku ka marrë edhe ndihmën e parë. Ndrërsa dy grabitsit janë larguar me motorr.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes me maska, ndërsa mësohet se aksioni i saj është shtrirë në 3 fshatra të zonës përreth Lezhës. (foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›