Rinas, ekstradohet i dënuari për vrasje
Tiranë- Interpoli ka ekstraduar nga Italia një 36-vjeçar, të dënuar për vrasje. Lajmi është dhënë nga policia, e cila ka sqaruar se i ekstraduar është shtetasi Ferit Memaj, lindur në Fierzë, Pukë.
“Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, në vitin 2000 e ka dënuar me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje”- thanë burimet e policisë.
Sipas vendimit te gjykatës, më datën 05.04.1999, në fshatin Fierzë, të Rrethit të Pukës, ky shtetas vrarë me armë zjarri për gjakmarrje, shtetasin Lod Rexha.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol Roma, Itali u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Ferit Memaj dhe vënia përballë drejtësisë për veprat e kryera.
Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.