E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkimin e Barkës

Tiranë- Anastas Duro do të jetë ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Pesidenti i Republikës Bamir Topi, firmosi sot dekretin për shkarkimin e Koço Barkës, nga detyra e ministrit dhe zëvendësimin e tij me Anastas Duron.

Emri i Duros u propozua nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Pas firmosjes nga ana e kreut të shtetit, dekretet pritet t’i kalojnë Kuvendit për miratim.

Ditë më parë, kryesia e PBDNJ-së vendosi shkarkimin e Barkës nga posti i ministrit dhe zëvendësimin e tij me një tjetër emër. Mbledhja u parapri nga një takim që kreu i partisë zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha, pas të cilit deklaroi se gjeti mbështetjen e nevojshme për të bërë zëvendësimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›