Maqedonia, së shpejti vendos për Kosovën
Presidenti Branko Cërvenkovski deklaroi sot Maqedonia së shpejti do të bëjë të ditur vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai këtë e deklaroi sot në Bruksel pas takimit me evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Oli Ren, njofton Balkan Insight.
Cërvenkovski shtoi se ka kalaur koha e analizave dhe pasoja për njohjen e Kosovës dhe se sipas tij tani ka ardhur koha për vendimin.
“Pres që Qeveria e cila ka kompetenca kushtetuese në këtë drejtim, shumë shpejt të kumtojë qëndrimin e shtetit për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.(INA)