E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Durrësit, grup i ri avokatësh

Tiranë- Grup i ri avokatësh për “Bandën e Durrësit”. Vendimin e mori sot, gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pas mungesës për të disatën herë të përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të pandehurve të bandës. Mungesë që edhe këtë radhë solli dështimin e seancës së radhës në ngarkim të tyre.

Në këtë proces janë të pandehur 17 persona, prej të cilëve, shumë janë arrestuar në këto tre vitet e fundit në operacione të organizuara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të pandehurit si anëtarë të "Bandës së Durrësit", akuzohen për një sërë veprashtë rënda penale, mes të cilave, edhe vrasje. Sipas të dhënave hetimore të mbledhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, "Banda e Durrësit" ka vepruar vite më parë, nga 1997 deri në fillim të 2005,kryesisht në qytetin e Durrësit.

Në fillimet e saj, organizata kriminale pretendohet se drejtohej nga i pandehuri Lulëzim Berisha, ndërsa me kalimin e kohës, banda u përfshi në konflikte mes grupeve rivale brenda saj, duke lënë pas shumë episode kriminale, si vrasje,plagosje, atentate etj, të cilat tashmë janë objekt shqyrtimi për Gjykatën e Krimeve të Rënda

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›