Kuvend, Opozita bojkoton serish sot seancën plenare
TIRANE-Deputetët e PS-së do të bojkotojnë sot seancën plenare, në shenjë proteste për masat ndëshkimore që kryetarja e Kuvendit, Topalli mori ndaj deputetëve Taulant Balla e Saimir Tahiri. Vendimi për bojkot të seancës së sotme ka qenë pothuaj i vendosur që javën e shkuar, por dje është komunikuar sërish nga kryetari i grupit, Gramoz Ruçi. Dënimi i deputetit Taulant Balla është konsideruar si “dënim kolektiv” nga Ruçi.
Këtë herë, ndryshe nga seanca e kaluar, deputetët nuk do të protestojnë para hyrjes së Kuvendit me maska të zeza dhe banderola për fjalën e lirë. Deputeti Balla u pezullua dy javë nga punimet e Kuvendit, për shkak të fjalimit që mbajti në një nga seancat e shkuara, ku ka akuzuar kryeministrin dhe disa ministra të kabinetit qeveritar. Ndërsa, deputetit Tahiri ju tërhoq vëmendja gjithashtu për përdorimin e fjalëve jo etike në fjalimin e tij. Me seancën e sotme përfundon edhe dënimi i deputetit Balla.
Gazeta Shqiptare në kryeartikullin e sotëm Protesta në Tiranë, “Rama mobilizon Bazen” jep detajet e përgatitjes së socialistëve për protestën e madhe të 30 prillit. Kërkohet dhe mbështetja e biznesmenëve për organizimin e udhëtimeve nga të gjithë rrethet drejt Tiranës.
(s.g/Balkanweb)