E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rindërtimi – Rama: Jemi shembull, 12 mijë familje kanë sot shtëpi shumë të bukura

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë rreth 12 mijë banesa apo apartamente që janë ndërtuar dhe janë edhe 1 mijë të tjera që janë në proces ndërtimi, pas tërmetit të vitit 2019.

Rama, në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se, “rindërtimi ynë është një shembull, krahasuar me vendet e tjera. Me Italinë nuk kemi ç’të krahasojmë, se janë njerëzit akoma në rulotë, sepse nuk janë ndërtuar shtëpitë për tërmete që kanë rënë para 15 vitesh. Por edhe me Turqinë, që është një nga vendet që ka pasur probleme shumë me tërmetet dhe ka pasur operacione reagimi, ne jemi vërtetë për të mos na marrë më sysh”, tha Rama.

“Janë 12 mijë familje që kanë sot shtëpi shumë më të bukura dhe më të forta se ato që kishin kur ra tërmeti”, tha ai.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›