E Diel, 1 Nëntor 2026

Rindërtimi i Afganistanit, SHBA shpërdoroi 1 miliardë dollarë nga fondet e akorduara

Uashington, 18 dhjetor, NOA Mbi 1 miliardë dollarë janë shpërdoruar në kontratat për rindërtimin dhe zhvillimin e Afganistanit që nga viti 2002. Një fakt i tillë, mjaft i rëndë për zyrtarët amerikanë është bërë me dijeni gjatë një raportimit të një memorandumi të përgatitur nga ekipi i senatores demokrate, Kler MekKaskill.

Sipas saj, në total Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar më shumë se 23 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit të rrënuar nga lufta dhe rreth 1 miliardë orej tyre nuk ka shkuar në destinacionin e duhur. Sipas senatores demokrate, ky 1 miliardë dollarë nga fondet e dhëna ishin të paarsyeshme ose nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm. n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›