E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vatra”: Dënojmë aktin e dhunshëm në Frankfurt

Federata Shqiptare e Amerikës "Vatra" dënon aktin e dhunshëm të vrasjes së ushtarëve amerikanë në Gjermani. Për këtë akt, me anë të një deklarate për shtyp, kjo federatë ka shprehur ngushëllimet më të thella familjeve.
 

“Federata Shqiptare e Amerikës "Vatra" ndjehet thellësisht e pikëlluar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë e plagosjen e dy të tjerëve në Frankfurt të Gjermanisë të mërkurën e 2 marsit. Dhimbja jonë bëhet dhe më tronditëse duke ditur se autori i kësaj tragjedie është një i ri, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por me origjinë shqiptare nga Mitrovica e Kosovës.
 

Vatranët shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve të ushtarëve të vrarë dhe në mënyrën më të ashpër, e denojnë këtë akt mjeran duke e konsideruar si një krim antinjerëzor, që cenon vlerat dhe traditat e popullit shqiptar.
 

Më tej, kjo fedetaratë u ben thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e grupimeve dhe sekteve ekstremiste radikale, që cenojnë harmoninë fetare dhe prishin imazhin e kombit shqiptar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›