E Shtunë, 31 Tetor 2026

AZ: "Feja e shqiptarëve është shqiptaria"

Dy ditë pas atentatit të një të riu kosovar të rritur në Gjermani, i cili vrau dy ushtarë amerikanë, autorët e shkrimeve në të përditshmet gjermane janë ende të paqartë nëse atentati ka lidhje me myslimanizmin në Kosovë. Disa autorë bëjnë një analizë të lidhjes së shqiptarëve të Kosovës me fenë myslimane, por shumica e tyre i besojnë thënies se “feja e shqiptarëve është shqiptaria”.
 

Në numrin e sotëm të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), në artikullin me titull “Shqiptarët e Kosovës” formalisht myslimanë, këmbëngulin që janë laikë dhe proamerikanë”. Autori pasi përmend shifrat se mbi 90 për qind e popullsisë së Kosovës pranon formalisht myslimanizmin, ndersa shpjegon se shifrat nuk thonë shumë për rëndësinë faktike të islamizmit në Kosovë, sepse “feja e shqiptarëve është shqiptaria”.
 

Asnjë politikan, shkruan autori i FAZ, nuk ka shanse të marrë vota me parulla islamike. Kjo nuk është një nga arsyet më të rëndësishme, por është njëra prej tyre, pse shumë vende islame nuk e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës, ose e kanë njohur pasi ka kaluar kohë.
Autori përmend vendet si Pakistani, Egjipti, apo Indonezia prej të cilave Kosova pret të njihet. Pavarësisht aspektit të të drejtës ndërkombëtare, një arsye tjetër për këto rezerva është edhe qëndrimi tejet pro amerikan i popullsisë shqiptare të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›