Ringjallja e fushatës anti-Basha me klientët-deputetë të ish-kryebashkiakut
Me rastin e 1 vjetorit të fitores së Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha dhe PD, PS socialiste me “megafonët” e saj, miq të Edi Ramës, Shkreli, Lame, Tahiri dhe së fundi Dalipi kanë marrë përsipër të shpifin dhe sulmojnë Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Lulzim Basha me të gjitha mjetet. Qëllimi i tyre është i qartë, që nëpërmjet shpifjeve, që janë tipike të majta, vetë shpifja është psikologjikisht produkt i mendjeve të majta, kanë për qëllim që të denigrojnë kontributin e Bashës në krye të Bashkisë.
Mbasi nuk ja dolën të shpifin duke krijuar një imazh të keq për qeverinë dhe kryeministrin Berisha në planin ndërkombëtarë dhe atë të brendshëm, tashti synimet e tyre denigruese i kanë drejtuar në një prej pikave më të fuqishme të PD-së në pushtetin lokal, kryetarit të Bashkisë Basha dhe nëpërmjet tij të sulmojnë edhe PD në përgjithësi dhe qeverinë e koalicionit. E kam shkruar edhe gjatë fushatës të zgjedhjeve lokale se, fitorja e Bashës ishte një fitore e të gjithëve, një fitore edhe për socialistët dhe demokratët e e thjeshtë, një fitore që pa dyshim prish planet e Shkrelit, Lames, Tahirit dhe Dalipit që nuk kanë lënë tender dhe fond pa marrë nga Bashkia e dështuar e Edi Ramës, nga mënyra e qeverisjes së tij, të kontestuar në të gjitha drejtimet. Basha i dha frymëmarrje tjetër Tiranës, urbanistikës, kulturës, arsimit, gjelbërimit, vlerave, burimeve njerëzore. Basha është një person tipik i zhvillimit modern, që siç shprehej dje për një Tiranë të mirë, që është e të gjithëve neve. Edhe retorika e Bashës është shumë shpresëdhënëse, optimiste dhe që ju drejtohet të gjithë qytetarëve të tij pa dallim, me nje gjuhë të thjeshtë. Basha mbrenda një viti po korigjon dëmet e pallogaritshme që Rama i bëri qytetit të Tiranës, urbanistikës, frymëmarrjes së qytetit, kulturës e udhëhequr nga mafia lokale dhe rajonale. Basha uli taksat, shtoi vendet e punës, disiplinoi ndërtimet pa leje, i lartësoi vlerat historike dhe moralin e qytetarëve të Tiranës, të nëpërkëmbur nga Rama.
Lexova para disa ditësh një deklaratë të Artan Shkrelit, arkitektit që e shkatërroi Tiranën që pretendonte se do të conte në gjygj ato që po sipas tijë, po prishin kurorën e gjelbër në hyrje të rrugës së Elbasanit dhe ndërhyrjet tek varrezat e dëshmorëve. Në pamjen e parë të duket një pretendim qytetarë dhe prej specialist, por në thelb ka sulmin politik, karshi Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të saj Basha, dhe qeverisë aktuale. Artan Shkreli dhe soji i tij, së pari duhet të japin përgjigje qytetarëve të Tiranës, për projektet urbanistike dhe arkitekturore, të menaxhuara nga mafia e ndërtimit, që në pamje të parë duket se e zhvilluan Tiranën, por në realitet, gati sa nuk ja morën frymën asaj. Artan Shkreli, ish arkiteti kryesorë i ish-bashkisë së Tiranës dhe përfituesi ma i madh i tenderave të projektimit të kësaj Bashkije, jo vetëm që ka shkatërruar arkitekturën dhe urbanistikën e qytetit të Tiranës, duke e betonizuar dhe gati sa nuk i shkatërruan edhe atë identitet që ka pasë Tirana, por ai nuk la pa vënë dorë edhe në atë të Shkodrës. Falë lidhjeve të tija me disa grupe interesi në Shkodër, ai ka vënë dorë gjithmonë për të keq edhe në institucionet kulturore në Shkodër deri në vitin 2005, kujto Cikagon, një ndërtim pa kuptim midis qytetit, gjoja kombinimi i të vjetrës me të renë dhe shkatërrimin e “Milet Bahces”, qendër e kulturës së qytetit, kujto skenën ku luante Banda muzikore e qytetit etj. Sa për kujtesë kam punue me arkitektë dhe specialistë të zhvillimit nga Amerika dhe asnjëherë nuk kanë qenë dakord me mënyrën se si e kanë konceptuar arkitekturën, urbanistikën dhe zhvillim e Tiranës Artani dhe Edi dhe filozofi dhe “kulturologu” i zhvillimit Lame. Ato ishin të bindur që Shkodra nuk duhej të binte në filozofinë e zhvillimit se si ishte zhvilluar Tirana, Bashkia e saj.
Duke qenë shumë të vetëdijshëm për kulturën dhe ekzistencën e tri feve dhe pushtimet të cilat kanë qenë të pranishme tek ne në histori, tonë specialistët amerikanë ishin plotësisht dakord që Elbasani të ruante Namazgjanë, Korça të kishte në qendrën e saj Kishën ortodokse, të cilën e ka ndërtuar Nano, dhe Shkodra të përfaqësonte një frymë perëndimore, por pa dëmtuar pjesën e kulturës lindore. M.gj.atë, Artani me miqtë e tij në Shkodër, pa i thirrur mendjes për këto kontekste dhe fakte hsitorike e kulturore, cfarë nuk bënë për të realizuar qëllimnet e tyre të mbrapshta në zhvillimin arkitekturorë dhe urbansitik në ato vite. Në kohën që Tani mori pjesë në këto projekte, në pushtetin qëndorë ishin miqtë e Artanit, PS, që nuk bëri asgjë asnjë investim për Shkodrën dhe falë mungesës së investimeve dhe natyrisht dhe gjendjes ekonomike në qytet dhe mungesës së ideve dhe pa mundësisë për të futur në tregun kombëtarë të ndërtimeve, Artan Shkreli ka pasë një rol të madh. Me gjithë formimin e tij në shkollat më të mira asaj italiane të arkitekturës, Artani nuk e paraqet këtë forminm në projektet e tija, të cilat nuk thonë shumë si në planin estetik, arkitekturorë dhe funksional dhe mbi të gjitha njerëzorë. Kujto qendrën e Tiranës dhe hyrjen e saj, që pa dyshim ishin ide të Artanit, Lames ose miqve të tyre ose e kryemikut të tyre Rama. Artani vetëm se flet teorikisht nëpër media, dukë bërë politikën e vartëseve të tij, dhe shpesh duket qartë që nuk ka të drejtë si profesionsit, por manipulon publikun. Misioni aktual i Tanit është të sulmojë Zotin Basha, i cili po ja ndryshon fëtyrën qytetit të Tiranës, duke krikuar një imazh të ri arkitekturorë dhe kulturorë dhe për këtë tërbohet Tani me miqtë e tij Lamen, Tahirin dhe Dalipin, që u mësuan keq duke e kthyer bashkinë e Tiranës në pronë të tyre.
Sëbashku me Tanin bërtet edhe Lame, nuk e kuptoj se çfarë shoqërie civile janë këto individë, kur kanë shpallur politikën si miqtë më të afërt të Ramës dhe politikisht e mbështesin atë. Shpresoj se Zoti Basha ia bëri të qartë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë se gurët tek varreza do të vendosen dhe do të 10 fishohen pemët në rrugën e Elbasanit. Biles edhe Kryeministri Zoti Berisha, i siguroi shoqërinë civile dhe Artanin me Lamen se: “Çdo gur që do të hiqet nga rrethimi i Pallatit të Brigadave do të rikthehet sërish në vend” Ai shtoi se Rruga e Elbasanit do të zgjerohet, sepse qytetarët e Elbasanit e kanë jetike për të hyrë në Tiranë, nëpërmjet zgjerimit të kësaj rruge”. Kam besim të plotë se zoti Basha dhe qeveria shqiptare do të ndryshojnë Tiranën dhe i japin frymëmarrje tjetër saj, në të gjitha planet, ekonomike, kulturore, infrastrukturore dhe njerëzore, duke e kthyer në qytetin e të gjithë Shqiptarëve kudo që janë.
Ky vit ishte viti i parë që tregoi qartë aftësitë menaxheriale dhe zhviluese të Bashës, i cili kishte për qëllim si fillim të stabilizonte dëmet që i bëri qeverisja e Ramës në Tiranë. Viti dytë kam besim se do të jetë më intensiv dhe më i sukseshëm në të gjitha palnet, pasi është edhe vit elektoral dhe Bashkia e Tiranës do të jetë shembulli më i mirë për të gjithë qytetarët e të gjithë Shqipërisë dhe sëbashku me arritjet e qeverisë së koalicionit Berisha, do ti sigurojnë fitoren koalicionit të integrimit në 2013.
Prandaj janë hedhur në sulm, Shkreli, Lame, Tahiri dhe së fundi Dalipi, miqtë e Edit, duke i shtuar edhe “ndonjë” të pakënaqur nga pozita aktuale, dhe sulmojnë arritjet e Bashkisë së Tiranës dhe zotit Basha, se janë të bindur se opozita aktuale P.S. do t’i humbë edhe zgjedhjet e ardhshme në vitin elektoral 2013.