Spielberg dhe Lucas përdhunojnë Indiana Jones

Megjithatë gjetja e fundit e krijuesve të “South Park”, filmi i animuar amerikan i krijuar nga Matt Stone dhe Trey Parker, u transformua në një bumerang për producentët tij pasi ngjalli edhe indinjimin e fansave.
Skena që bëri skandal u transmetua në SHBA gjatë pjesës së 12-të të serisë me kartona të animuar të titulluar "The China Problem": në episod shfaqet personazhi i Indiana Jones që përdhunohet dhunshëm nga Steven Spielberg dhe George Lucas, krijuesit e tij.
Gjithçka fillon kur Stan, një nga protagonistët, vendos të shkojë në kinema dhe të shohë "Indiana Jones”, aventurën e fundit të arkeologut dhe aventurierit të madh të interpretuar nga aktori Harrison Ford.
Djali mbetet i traumatizuar sepse asiston në një skenë ku miti i tij në kinema përdhunohet nga regjisori dhe producenti i tij Spielberg dhe Lucas.
Del nga kinemja i trullosur dhe fillon të vuajë nga ëndrrat e keëqija. Vendos t'i drejtohet një prokurori për të denoncuar dhunën seksuale që u ushtrua mbi 'Indiana Jones'. Episodi përfundon kur policia rrethon shtëpinë e një prej regjisorëve dhe arreston Steven Spielberg dhe George Lucas.
”Episodi i kësaj jave ka provokuar një rrumujë totale” shkruan “Gawker”, një nga mediat gossip të kulturës newyorkeze.
“Krijuesit e filmit të animuar po mundoheshin vetëm të shprehnin indinjatën e tyre për tmerrrin e serisë së katërt të sagës së Indiana Jones”.
Tani për tani shtëpia kinematografike “Dreamworks”, e krijuar nga Spielberg, ka bërë të ditur se nuk do të padisë “Viacom”, supermedian amerikane që shpërndan “South Park” në Amerikë.
“Nuk duam t'i hedhim në gjyq” pranon një zëdhenës i shtëpisë kinematografike. “Duam vetëm që episodi të fshihet përgjithmonë”.