Në “Womanizer” Spears, nudo

Prej kohësh ishte folur që në videon e re ylli do të ishte kamariere dhe sekretare supersexy, por asnjë nuk e dinte dhe nuk priste ta shihte nudo.
Në imazhet e para e shohim të shtrirë pa asnjë rrobë, pastaj të ulur ndërsa këngon fjalët e para të këngës.
Skena të ndryshme lakuriqsie shpërndahen përgjatë të gjitha sekuencave të këngës, madje edhe ato të të dashurit, interpretuar nga modeli Brandon Stoughton, poshtë dushit.
Videoja ka një shkallë të lartë erotizmi aq sa në disa faqe të interneti ajo iu ndalohet fëmijëvë nën moshën 18-vjeçare.
Si sekretare dhe si kamariere, Britney mundohet të joshe të fejuarin e saj që fund ia paguan shumë shtrenjtë. Në fakt këngëtarja e bukur do të hakmerret ndaj partnerit duke e zhdukur poshte çarçafëve sikur të ishte një magjistare.