E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naftetaret e mbetur te papune tre ore protesta

Fier Zhvillohet takim me kreret e kompanise. Asnje zgjidhje nuk u ofrohet kercenojne me pershkallezim

Java i ka gjetur serish ne protesta naftetaret e kompanise Albpetrol te cilet u preken nga reforma me e fundit e zbatuar ne kete sektor. Ashtu si edhe javen e kaluar ata i jane drejtuar me pankarta ne duar godines se drejtorise se pergjithshme te kompanise. Kane qene me teper se 70 naftetare ata qe edhe te henen jane bashkuar per te protestuar e per te kerkuar zbatim korrekt te reformave ne nafte.

Reforma ka prekur naftetaret me me pervoje kane thene disa nga protestuesit. Keta te fundit kane treguar per Shqip se regjistrojne ne sektorin e naftes nje pervoje qe shkon nga 10-35 vjet pune. Edhe pse me pervoje serish ne jemi prekur nga shkurtimet. Po futen militantet. Fillimisht ishin ata te PD-se dhe tani po punesohen ata te LSI-se akuzuan protestuesit.

Naftetaret deklarojne se ndersa nga njera ane po aplikohet reforme nga ana tjeter po zbatohen edhe punesime ne mase te personave qe qendrojne prane LSI-se dhe PD-se.

Po punojne akoma. E bejne per te favorizuar ndoshta me asistence njerezit e tyre kane vijuar akuzat naftetaret protestues. Sipas tyre mesohet se punesimet e kryera se fundmi nuk kane pasur si qellim qendrimin per nje kohe te gjate ne pune por objektiv ka qene futja e tyre ne skemen e pageses se nje viti page dhe nje viti asistence qe eshte premtuar te zbatohet te te gjithe ata qe preken nga reforma.

Per me teper se 3 ore ka zgjatur protesta e se henes. Nje perfaqesi e protestuesve kane arritur te marrin takim me kreun e kompanine Ferdinand Murati. Mesohet se as nga takimi qe zgjati per me teper se 1 ore nuk u arrit asgje. Drejtuesit e kompanine kane kembengulur se reforma eshte e pashmangshme dhe se nuk ka asnje mundesi punesimi per te gjithe kategorine e punonjesve te dale ne reforme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›