Shpërthejnë “Macet e zeza” të kapitenit Cana
Sandërlendi i kapitenit shqiptar, Lorik Cana, arriti një fitore të bujshme 4-1 kundër Hull Sitit në Premier League. Mesfushori-mbrojtës i Kombëtares shqiptare shfaqi grintën e tij të zakonshme para 40 mijë shikueve në “Stadiumin e dritës”, dhe në minutën e 44-t u ndëshkua me karton të verdhë. Ish-kapiteni i Marsejës ka pasur shumë punë në bllokimin e ofensivës së Hull Sitit dhe është shumë i përmendur në kronikën e ndeshjes për duelet e tij me Stephen Hunt, Bernand Mendin, Deiberson Geovani apo Jan Vennegoor of Hesselink. Për Sandërlendin, Bent shënoi dy gola (njërin me penallti), Reid dhe Zajate (autogol), për Hullin realizoi po Zajate. Sandërlend pas pesë javëve ka grumbulluar 9 pikë (ndodhet në vendin e gjashtë), duke shfaqur bindshëm pretendime për një vend në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm. Në kampionatin gjerman, Bundesliga 1, Mainz 05 i Jahmir Hykës fitoi 2-1 me Hertën e Berlinit, duke përmbysur dizavantazhin 0-1 (gol i Niku, 50’). Mesfushori shqiptar, i cili u aktivizua të mërkurën në barazimin 1-1 kundër Danimarkës (45 minuta) e shijoi fitoren e dytë të skuadrës së tij nga bankina. Edhe Nuremberug i Albert Bunjakut fitoi 1-0 me Borusia Muenchengladbach. Të njëjtin fat kishte dhe kosovari Bunjaku: 90 minuta në stol. Goli i shënua nga Kluge në minutën e 6-të. Bochum i mbrojtësit Mërgim Mavraj humbi 3-0 në transfertë me Hofenheim. Mavraj luajti gjatë gjithë takimit. Verder Bremen-Hanover 96’ me këtë të fundit aktivizohet Altin Lala, por sigurisht që kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk është rikuperuar plotësisht. s
13 Shtator 2009