E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë-Laç, furgoni përplas për vdekje 70-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.

Mësohet se një furgon që po udhëtonte në këtë drejtim ka përlasur për vdekje një kalimtar.

Sipas policisë viktima është 70 vjeçarja Vila Ndoj.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti.

Ndërkohë uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e furgonit si dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›