Festat e fundvitit, policia rrugore plan masash për sigurinë
TIRANE- Drejtori i Policisë Rrugore Vullnet Topalli siguron se në prag të festave të fundvitit, policia rrugore ka hartuar një plan masash për t’i ofruar qytetarëve siguri sa më të lartë në rrugë.
"Policia rrugore ka hartuar dhe vënë në zbatim një plan masash, për të pasur një siguri sa me të lartë në akset rrugore, për të pasur një trafik sa më të lehtë si dhe për të parandaluar ngjarjet aksidentale, që jo rrallë herë kanë qenë me pasoja fatale, masa këto, që mbështeten edhe në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit", tha ai.
"Në akset rrugore, Drejtoria e Policisë Rrugore ka ofruar një numër shtesë të efektivave të saj në mënyrë që të ketë në monitorim të vazhdueshëm trafikun si dhe parandaluar sa me shume të jetë e mundur aksidentet rrugore", tha Topalli, ndërsa paralajmëroi masa të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin normat e qarkullimit, ne veçanti për shkelje te tilla si përdorim të pijeve alkoolike apo ecje me shpejtësi tej normave të lejuara.
Sakaq, mësohet se policia rrugore, është përqendruar dhe në përballimin e situatave apo vështirësive që shkaktohen në qarkullim gjatë sezonit dimëror, kryesisht nga ngricat dhe bora.
(ma.ar/BalkanWeb)