OSBE dhurata për foshnjat e braktisura tek “Mbretëresha Geraldinë”
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka zhvilluar një vizitë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, tek qendra “Djepi i engjëjve” ku strehohen foshnjat e braktisura. Në takimin me drejtorin e këtij materniteti, ambasadori vlerësoi punën dhe përkujdesjen e stafit dhe infermierëve të maternitetit si një akt të vlerësueshëm human.
“Jam i lumtur që OSBE-ja mund të kontribuojë me një sasi të vogël dhuratash, për këto foshnja të sapolindura. Kontributi ynë është i vogël, do të thosha që më i rëndësishëm është faktori njerëzor, puna që bëhet nga mjekët, infermierët, drejtori për të siguruar një të ardhme më të mirë për këta fëmijë”, tha ambasadori Wollfarth.
Drejtori i maternitetit Halim Kosova, duke folur për foshnjat e braktisura tha “35 deri në 25 është numri, ka pasur luhatje. Numri është ulur dhe them në brendësi ishalla nuk është shkak aborti po ndërgjegjësimi i shoqërisë. Për të gjithë ne këtu është kënaqësi e madhe kur prindi kthehet për ta marrë fëmijën pasi e ka braktisur”.
Gjatë vizitës nga ana e stafit të OSBE-së u shpërndanë dhurata dhe ndihma për foshnjat e braktisura të kësaj qendre.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)