Milaim Rama përtërit kontratën me FC Thun

Një javë përpara se të mbushë 32 vjec (më 29 shkurt), sulmuesi Milaim Rama përtëriti edhe për një vit tjetër kontratën me skaudrën zvicerane të kampionatit maksimal, FC Thun.
Kontrata e re e shqiptarit skadon, më 30 qershor të vitit 2009, por në klauzolat e saj ekziston edhe opsioni për zgjatjen edhe për një vit tjetër.
Rama, me pasaportë zvicerane, konsiderohet si një nga lojtarët më besnikë të FC Thun, pasi luan qysh nga sezoni 1997-1998 me ekipin e parë.
Sulmuesi i fuqishëm (1.85 cm) ka shënuar 78 gola në kampionat gjatë nëntë sezoneve për fanellën e kuqe të FC Thun, prej të cilëve 5 gjatë sezonit aktual 2007-2008. R
ama ka luajtur më parë dhe për kombëtaren e Zvicrës, ndërsa ka luajtur edhe një sezon me Augsdburgun dhe Schaffausen.
FC THun ndodhet në vendin e fundit të kampionatit zviceran me 10 ekipe (luan me sistem me katër faza) dhe në 21 ndeshje ka grumbulluar vetëm 18 pikë.