Milan Supersticioz. 0-0 ogur i mire per kuqezinjte

TOP NEWS - Rezultati 0-0 për Milanin është një ogur i mirë. Gjithnjë në aktivitete evropiane, kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë pas rezultatit të bardhë pa gola në ndeshjet e para dhe vetem ne 20 vitet e fundit Milan ka fituar 8 herë pas barazimit 0-0.
Gjithcka fillon në sezonin 1998/89 në Bremen ku Milan barazoi në Gjermani 0-0, por fitoi 1-0 në San Siro pas 11 metërshit të realizuar nga Van Basten.
Një vit më vonë, pas barazimit pa gola në Belgjikë, me Meshelen, Milan zgjidhi gjithcka në San Siro pas kohës shtesë ku herojntë ishin Van Basten dhe Marko Simone.
Përballja e vetme me Arsenal e Milanit ishte në vitin 1994 në Superkupën e Evropës. Milan pasi barazoi 0-0 në Londër, fitoi 2-0 në Milano falë golave të Boban dhe Daniele Massaro.
Në sezonin 2002-03, që mbyllet me fitoren e trofeut Evropian për Milanin, kuqezinjtë barazuan 0-0 në Amsterdam me Ajaks, por me pas arriten të fitojnë 3-2 në Itali pas golit të Pippo Inxagit në minutën e fundit. Po në këtë sezon, Milan barazoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale 0-0 me Interin, për të kaluar pas barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë. Shevchenko shënoi golin që coi kuqezinjtë në finalen e madhe me Juventus.
Në sezonin 2003/04, pas barazimit 0-0 në Ceki, Milan shkatërroi në San Siro Spartën e Pragës me gola të Inaxagit, Shevchenkos dhe Gatuzos. 2 vjet më vonë në 1/8 e finaleve me Lion, Milan në San Siro dhe deri në minutën e 88 ishte në barazimin 1-1 që i eliminonte, por golat e Inxagit dhe Shevcenkos i kaloi italianët ne cerekfinale.
Rasti i fundit i takon sezonit të kaluar. Milan barazoi 0-0 në Celtic Park me skuadrën vendase për 1/8 e finaleve, por në Itali skuadra e Ancelottit fitoi në kohën shtesë pas golit të Rikardo Kaka'. Pas kësaj ndeshjeje Milan nuk u ndal më deri në fitoren finale në Athinë.
Burimi:-