Rinis punën “Albanian Chrome”, rikthehen punëtorët
22/09/2009 Pritet të punësohen dhe të tjerë. Ndërprerja për shkak të krizës
Mjaft investime dhe në uljen e ndotjes në Elbasan, problem prej vitesh
ELBASAN-Rikthehet normaliteti në industrinë e rëndë në Elbasan. Prej disa ditësh ka filluar nga puna uzina e Ferrokromit, e cila administrohet nga kompania “Albanian Chrome”. Ndezja e furrave të Ferrokromit e rikthen përsëri Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare, pas një ndërprerjeje disamujore që u shkaktua nga kriza ekonomike botërore dhe nga ulja e çmimit të metaleve. Uzina e Ferrokromit do të prodhojë rreth 3 mijë ton Ferrokrom në muaj, gjysma nga të cilat do të jenë me karbon të ulët, një lëndë mjaft e kërkuar në tregjet ndërkombëtare. Me rifillimin e prodhimit janë kthyer në punë të gjithë punëtorët, ndërkohë me vënien në punë të furrës së re, kompania do të punësojë edhe 35 punëtorë të tjerë duke e çuar në 200 numrin e tyre. Prodhimi i Ferrokromit me karbon të ulët dhe dalja në tregun ndërkombëtar me produktin e ri e radhit Shqipërinë ndër vendet e pakta në botë për këtë lloj produkti. Ndërkohë një vëmendje të madhe i ka kushtuar kompania rritjes së masave të sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit. Megjithëse është industri e rëndë që mbart rreziqe, Ferrokromi në Elbasan nuk ka shënuar raste të dëmtimit të punëtorëve. Ndërsa për sa i takon ndotjes së mjedisit, kjo uzinë mund të merret si model nga të gjithë operatorët e mëdhenj industrialë në Elbasan, pasi prej kohësh ka vënë në punë sistemin e filtrave të ajrit. Në Elbasan është përqendruar industria e rëndë në shkallë vendi. Krahas metalurgjisë së çelikut, këtu janë vendosur edhe një seri uzinash dhe reparte të shkrirjes së metaleve të veçanta si kromi. Në këto uzina dhe reparte shkarkojnë lëndët e para të gjitha minierat e Shqipërisë, prandaj edhe ndezja e furrave do të jetë edhe një nxitje tjetër për të rritur prodhimin në minierat e vendit.