Rezerva valutore, më e lartë se mesatarja e rajonit
22/09/2009 Analiza krahasuese nxjerr në pah shqetësimin për euroizimin e parasë së gjerë
Treguesi i rezervës ndaj importeve në vendin tonë rezulton më i lartë se mesatarja e rajonit. Ky është përfundimi i një analize krahasuese me vendet e rajonit, për vitin 2008 nga ekspertë të Bankës së Shqipërisë. Sipas tyre, rezerva valutore e Shqipërisë është e aftë të mbulojë vlerën e rreth katër muajve importe mallrash dhe shërbimesh, në fund të vitit.
Krahasimi me rajonin
Ekspertët vlerësojnë se në kushtet e krizës globale shumë vende janë ekspozuar ndaj rreziqeve si thellimi i deficitit tregtar, tkurrja e tregut të jashtëm të huamarrjes apo kriza e besimit në sistemin bankar, e shoqëruar me tërheqjen e depozitave. “Në këto kushte shqetësimi në lidhje me kostot e mbajtjes së një niveli të lartë të rezervës valutore është më pak aktual, përkundrejt nevojës për sasi më të mëdha rezervash për përballimin e situatave emergjente. Treguesit e rezervës së vendeve të Evropës Qendrore e Lindore kanë njohur një rënie të përgjithshme nga viti 2002”, - theksohet në analizën e ekspertëve të BSH-së. Me gjithë këtë rënie, treguesit e vendeve si Serbia, Bullgaria, Kroacia apo Rumania konstatohet të jenë mbi nivelin mesatar të grupit të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Treguesi i rezervës në Shqipëri ndaj borxhit të jashtëm afatshkurtër rezulton në nivele të kënaqshme krahasuar me vendet e rajonit. Po kështu, treguesi i rezervës ndaj PBB-së është ulur nga 16.3 për qind në vitin 2002 në 15.4 për qind në vitin 2008, rreth 2 pikë përqindje nën mesataren e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Mbajtja e rezervës valutore në nivele të mjaftueshme, do të vazhdojë të jetë në fokusin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës së ardhme, edhe në mungesë të marrëveshjeve formale me FMN-në.
Euroizimi
Gjatë tre-katër viteve të fundit, në Shqipëri është konstatuar një zhvendosje më e theksuar e parasë së gjerë drejt komponentit të saj valutor. “Në terma afatgjatë pesha e depozitave në valutë ndaj agregatit M3 ka qenë në rritje. Ky raport ka shkuar nga 31.3 për qind mesatarisht në vitin 2007, në mbi 34 për qind gjatë vitit 2008. Norma e lartë e euroizimit të parasë së gjerë mund të bëhet kërcënim për mirëfunksionimin e sistemit bankar ose tregjeve të parasë. Treguesi i rezervës i matur ndaj borxhit të jashtëm monitoron ata faktorë rreziku që vijnë nga një “tharje e jashtme”, treguesi i rezervës ndaj parasë së gjerë monitoron rreziqet që mund të vijnë nga shterimi i kapitalit të brendshëm. Në rastet kur depozitat në valutë kanë një peshë të konsiderueshme në përbërjen e parasë së gjerë, një tërheqje e papritur e depozitave në valutë do të krijonte probleme të likuiditetit valutor për sistemin bankar”, - thekson analiza. Sipas ekspertëve, në kushtet e euroizimit të pjesshëm të ekonomisë bëhet gjithashtu e nevojshme matja e rezervës valutore në terma të agregateve monetare. Matja e saj në terma të parasë së gjerë shërben për të vlerësuar ecurinë e euroizimit në të kaluarën si edhe për krijuar një ide mbi drejtimin dhe ecurinë e mundshme të këtij fenomeni në të ardhmen. Ekspertët nënvizojnë se aplikimi i kritereve të mjaftueshmërisë për matjen e rezervës valutore në rastin e Shqipërisë është i rëndësishëm për shkak të vetë tipareve të ekonomisë shqiptare.
Mbikëqyrja
Autoriteti monetar ka mbajtur një nivel minimum të rezervës valutore të barabartë me të paktën vlerën e tre muajve importe. Në përfundim të marrëveshjes trevjeçare me FMN-në në janar të vitit 2009, rezerva valutore do të jetë subjekt i monitorimit të vazhdueshëm nga Banka e Shqipërisë. Përcaktimi i nivelit optimal të rezervës valutore varet nga një sërë faktorësh, të cilët ndryshojnë në varësi të madhësisë së ekonomisë si edhe nivelit të zhvillimit të një vendi.