E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Brindizi shqiptari me 270 kg marijuanë

BRINDIZI- Afër 270 kilogramë drogë e llojit marijuanë u konfiskuan nga Policia e Brindizit në bashkëpunim me zyrtarë të doganave. Në pranga ka rënë një shqiptar.

Droga e kapur në disa dhjetëra pako u gjend nga autoritetet e kontrollit në një automjet brenda anijes “Shpirti i Jonit”, që sapo kishte zbarkuar në Brindizi, pasi ishte nisur nga qyteti i Vlorës. Droga u zbulua me përdorimin e një aparature skaner me rreze X dhe ishte e fshehur në pjesën e sipërme të kamionit, i cili ishte bosh. Marijuana ishte fshehur në brendësi të qosheve më të thella të makinës. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një person me kombësi shqiptare. Për arsye hetimore policia nuk bën të ditur emrin e personit të arrestuar. Ai u dërgua në burgun e Brindisit nga ku do të vijojë ndjekja e tij penale nën akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›