Manjani: Reformë zgjedhore, jo ndryshime në Kushtetutë
TIRANE- Sekretari për cështjet ligjore i LSI, Ylli Manjani deklaroi sot për mediat se vendit nuk i nevojiten ndryshime në Kushtetutë sic kërkon PS, sa herë humbet zgjedhjet në iranë kryetari i saj Rama. Sipas tij vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
“Diskutimi për Kushtetutën e vendit nuk mund të jetë as pjesë dhe as pre e arsyetimeve të nxehta dhe toksike që burojnë nga dhimbja për humbjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është statuti i Partisë Socialiste që ndryshon sa herë kryetari humbet zgjedhjet”, tha Manjani.
Sipas tij, LSI është e gatshme që me fillimin e sezonit të ri parlamentar të fillojë puna me përparësi për reformën zgjedhore në vend, ashtu sic rekomandon OSBE.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka qënë e vendosur dhe e angazhuar që me fillimin e sezonit të ri parlamentar të fillojë puna me përparësi për reformën zgjedhore në vend. Kjo reformë diktohet sipas rekomandimet që ka paraqitur në vite OSBE-ODIHR dhe pritet të paraqesë në raportin për vlerësimin e zgjedhjeve të fundit në vend”, nënvizoi Manjani.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Manjani: Reformë zgjedhore, jo ndryshime në Kushtetutë