E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet e dëborës. Tani bie edhe në Tiranë

Share

Reshjet e dëborës kanë rinisur në vend, duke shtuar frikën se situata po bëhet edhe më keq. Ndërkohë para pak minutash ka nisur të bjerë dëborë edhe në Tiranë. Kryeqyteti nuk ishte prekur nga reshjet e dëborës, pavarësisht se vendi është mbuluar në më shumë se 50 përqind të sipërfaqes.

Ndërkohë qeveria po kujdeset më shumë për imazhin se për problemin real. Gazetat pranë qeverisë kanë preferuar që të mos merren me emergjencën në veri, por ia kanë kushtuar faqet e para lajmeve për trëndafilat që ka dhuruar Berisha për gratë e PD, apo ndryshimeve në Kodin Penal që parashikojnë pesë vjet burg për ata që godasin gratë e tyre.

Po kështu, një problem që ka lindur këto ditë është paaftësia për të pasur një parashikim të saktë të motit. Sot nuk ishte parashikuar një ditë me reshje, të paktën në zonat e izoluara, ndërkohë që banorët janë gdhirë duke parë një dëborë që bie me intensitet të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›