E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin udhëtimet ajrore, rritet numri i destinacioneve nga Rinasi

Prej ditës së sotme rinisen udhëtimet ajrore, nga aeroportet evropiane në ato zona që cilësohen si korridore të sigurta ajrore. Që prej orës 16:49 të ditës së djeshme kanë rinisur fluturimet me linjat drejt destinacioneve të Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës,

Piza, Bergamo, Ancona, Peruxha, Ljubljana, Budapest dhe Milano. Në këtë mënyrë është rritur ndjeshëm numri i destinacioneve nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Sipas njoftimit më të fundit nga ky aeroport, bëhet e ditur se deri në orën 17.00 të pasdites së të Martës janë kryer 11 destinacione. Ndërkohë fluturimet e tjera mbeten të anuluara deri në një njoftim të dytë. Nga Rinasi kanë operuar sot fluturimet drejt destinacioneve si Londra, Frankfurti, Mynihu, Trieste, Bologunja dhe Rimini mbeten të anulluara deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin e aeroportit pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do ti mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera. Ndërsa përsa i përket Aeroportit të Rinasit dhe ditën e djeshme administrate e punonjësit e aeroportit do të jenë sërish pjesërisht në punë. Aeroporti i Rinasit ditën e djeshme mbetet i hapur për disa linja dhe i mbyllur për të shumtën e tyre për shkak të frikës nga retë vullkanike që enden në hapësirat ajrore evropiane. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijojnë fluturimet vetëm në 5 destinacione, Romë, Vjenë, Stamboll, Athinë dhe Bari. Burime zyrtare të TIA-s bënë të ditur se të gjitha fluturimet e tjera mbeten të anulluara deri në një njoftim të dytë. Gjatë ditës së djeshme Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi se kanë operuar 8 fluturime drejt destinacioneve të Barit, Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës. Kreu i Autoritetit Civil Ajror, Ervin Mazniku, bëri të ditur dje se hapësira ajrore shqiptare nuk është prekur nga reja vullkanike, por shtoi se mbyllja e hapësirës ajrore shqiptare ishte një masë paraprake parandaluese, të cilën Autoriteti i Aviacionit Civil mori në funksion të sigurisë. Ai deklaroi dje se, pasagjerët që zgjodhën rrugë të tjera udhëtimi pas kaosit për shkak të vullkanit në Islandë, do të dëmshpërblehen nga kompanitë ajrore. Prej ditës së sotme rinisin udhëtimet ajrore, nga aeroportet evropiane në ato zona që cilësohen si korridore të sigurta ajrore. Lajmi u konfirmua nga komisionari i BE për transportet, Sim Kallas, në përfundim të mbledhjes së këshillit të jashtëzakonshëm. Ministrat e Transporteve të vendeve të BE kanë arritur gjatë kësaj mbledhjeje një marrëveshje për hapjen e korridoreve dhe hapësirave ajrore të sigurta, për të mundësuar ngritjen e avionëve, duke nisur nga ora 8:00 e mëngjesit te sotëm. Hiri i vullkanit të Islandës u përhap me ritme të shpejta në të gjitha vendet e Evropës, duke paralizuar fluturimin e avionëve dhe duke u shkaktuar humbje te mëdha kompanive që menaxhojnë aeroportet ndërkombëtare.

Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 21:24

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›