E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinovohet Dispanseri në Ferizaj

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 20:16

Kanë filluar punimet në renovimin e objektit të qendrës mjekësore numër një, e cila njihet ndryshe si Dispanseri. Në hapje të punimeve është thënë se ky projekt synon që pacientëve t’u ofrojë kushte më të mira për trajtim.

Ardian Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, ka thënë se renovimi nënkupton rimodelimin e përdheses dhe riinstalimin e të gjithë sistemeve të ujit, rrymës e kanalizimit.

Bashkim Hyseni, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, vlerësoi se kjo nismë ishte me vite e nevojshme. “Është një objekt shumë i rëndësishëm që mbulon një hapësirë mjaft të gjerë. Kishte nevojë shumë për një renovim të brendshëm, pasi që kishte telashe vazhdimisht me kulm”.

Deri në kryerje të punimeve, i tërë stafi i qendrës do të vendoset në qendrën numër dy, si dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Qytetarët e kësaj zone shërbimet mund t’i kryejnë në këto qendra. Projekti do të kushtojë rreth 104 mijë euro, ndërsa punët do të zgjasin rreth 40 ditë pune.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›