E Diel, 1 Nëntor 2026

Riintegrimi i të riatdhesuarve detyrim ndaj qytetarëve

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 13:30

Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku ka ritheksuar të enjten se procesi i riintegrimit të personave të riatdhesuar është një prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave, prandaj duhet që të gjitha institucionet si në nivel qendror dhe lokal, të angazhohen maksimalisht për t’u arritur suksese.

Në kuadër të turnit të saj për të vizituar komunat e Kosovës, ministrja Vlora Çitaku të hënën është ndalur në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin Isa Mustafa, me ç’rast edhe i kanë diskutuar punët që duhet kryhen për të arritur sa më parë integrimin e Kosovës në BE.

Në këtë rast kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha se duke parë rëndësinë e procesit të riintegrimit të personave të riatdhesuar edhe është duke u punuar maksimalisht që të plotësoshen të gjitha kushtet.

“Biseduam për çështjet konkrete të njerëzve që kanë shprehur interesim deri tani që të riatdhesohen, lidhur me atë që në këto raste ofron ministria për këta persona që janë oferta shumë të mira. Ne do të bëjmë përpjekje maksimalisht t’i aplikojmë në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për njerëzit tanë që kanë dëshirë dhe që janë të interesuar të kthehen në Prishtinë dhe të kthehen në Kosovë”, ka thënë Mustafa, siç transmeton Kosovapress.

Kurse ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku ka ritheksuar se procesi i riintegrimit të personave të riatdhesuar është një prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave, prandaj duhet që të gjitha institucionet si në nivel qendror dhe lokal, të angazhohen maksimalisht për t’u arritur suksese.

Ajo është shprehur të jetë e inkurajuar me gjithë atë çfarë po bënë komuna e Prishtinës në procesin e riintegrimit.

“Integrimi Evropian është një pako reformash, është një listë detyrimesh që ne i kemi para qytetarëve tanë, jo para Komisionit Evropian. Në këtë pako reformash secili institucion qoftë në nivelin lokal ,qoftë në nivelin qendror e ka hisen e detyrimeve dhe unë me kënaqësi konstatoj që komuna e Prishtinës hisen e obligimeve po e përmbush me përgjegjësi”, ka thënë ajo.

Çitaku po ashtu theksoi se agjenda evropiane është agjenda më konsensuale në Kosovë dhe është agjendë rreth së cilës ka një unitet mes të gjitha forcave politike dhe grupeve etnike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›