E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranillugu shënon ditën e komunës

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 20:40

Komuna e Ranillugut me aktivitete të shumta ka shënuar ditën e parë të Komunës. Përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe të organizatave e ambasadave të vendosura në Prishtinë kanë marrë pjesë bashkë me këshilltarët komunal dhe zyrtarët e Ranillugut në seancën solemne të organizuar me qëllim të shënimit të ditës së komunës.

Kuvendi Komunal i Ranillugut në prill të këtij viti kishte vendosur që pikërisht 28 qershori të jetë ditë e komunës së re.

Në fjalën e tij në këtë seancë Gradimir Mikic, kryetar i Komunës së Ranillugut ka folur për të arriturat e komunës së re, dhe për bashkëjetesën në këtë komunë.

“Sikurse e dini Komuna e Ranillugut në bazë të ligjeve në fuqi ka kompetenca të zgjeruara sa i përket respektimit të të drejtave fetare dhe etnike, dhe në atë aspect komuna e jonë i ka dhënë një vëmendje të veqantë sidomos pakicës shqiptare që jeton në Ranillug.

Kështu veprojmë edhe me të punësuarit në komunë , ku 21 % e tyre janë shqiptarë, ndërsa ne i konsiderojmë të punësuarit vetëm në bazë të punës që bëjnë dhe jo në bazë të përkatësisë etnike. Dëshirojmë që të hedhim prapa të gjitha pengesat që kemi pasur nga e kaluara dhe të ecim nga e ardhmja duke ju kthyer atyre vlerave që na kanë bashkuar.

Do të japim kontributin tonë në krijimin e një shoqërie multietnike në të cilën nuk do të kemi barriera e pengesa në aspektin etnik e por vetëm kritere të vlerave dhe aftësive të të punësuarve në administratë.” tha midis të tjerash kryetari i Ranillugut Gradimir Mikic.

Mikic ka shprehur shpresën e tij se organizata të rëndësishme që veprojnë në Kosovë si dhe institucionet qendrore të Kosovës, do të jenë përkrah komunës edhe më tutje për të ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të saj. (radio premiera)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›