E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kosova shtet i ri, realitet që duhet pranuar

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 13:27

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se “Kosova është shtet i ri, një realitet i ri, i cili duhet pranuar dhe mbështetur në të gjitha nismat dhe forumet ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë”.

Topi këto komente i ka bërë në samitin e “Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” (SEECP), punimet e të cilit po zhvillohen në Cetinje të Malit të Zi.

“Cilido qëndrim refuzues, sidomos në nismat e përbashkëta rajonale, rrezikon parimet tona të bashkëpunimit”, ka thënë presidenti shqiptar.

Në këtë samit po marrin pjesë presidentët e shteteve anëtare të SEECP-së, Mali Zi, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›