E Diel, 1 Nëntor 2026

Buhler: Është koha të ndryshojë veriu i Mitrovicës

MOTROVICË- Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Buhler ka vizituar Ekipin përgatitor komunal në Mitrovicën veriore . Ky ekip teknik është formuar në mënyrë që të mbështes themelimin e një komune të Mitrovicës veriore.

Gjeneralmajori Buhler është informuar në lidhje me një numër projektesh, të implementuara dhe planifikuara, me qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve në Mitrovicën veriore.

“Është koha që të punohet për një të ardhme më të mirë për Mitrovicën veriore. Ky duhet të jetë një vend ku fëmijët mund të rriten të sigurt, ku bizneset lulëzojnë dhe vizitorët mund ta gëzojnë udhëtimin. Unë plotësisht e mbështes këtë ekip ashtu siç e mbështes çdo individ apo grup i cili në mënyrë paqësore kontribuon në përmirësimin e vendit”,- deklaroi Buhler
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›