E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinovohet forumi i gruas socialiste, hiqen veteranet

Autori i Lajmit: Red.
Forumi i gruas socialiste është rinovuar tërësisht. Veteranët e këtij forumi i kanë hapur rrugën dhe i kanë dhënë mbështetje një grupi grash dhe vajzash të reja nga e gjithë Shqipëria. Duke marrë fjalën në punimet e këtij forumi Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se në ligjin e ri elektoral do të ketë kuota të përcaktuara për gratë. "PS-ja nuk mund të jetë forca që të gjithë dëshirojnë, pa pasur këtë ekuilibër dhe pa punuar për të realizuar këtë marrëdhënie të shëndetshme të gjinive, duke mundësuar që roli i gruas të jetë një rol i padiskutueshëm dhe nuk duhet trajtuar si benific", është shprehur Rama. Kryetari i PS-së nënvizoi rëndësinë e barazisë gjinore për zhvillimin ekonomik të vendit. "Një nga arsyet e mungesës së zhvillimit normal shoqëror dhe ekonomik është mungesa e ekuilibrave gjinore në Shqipëri. Një nga shtysat që duhet t i jepet ekonomisë shqiptare është rritja e pjesëmarrjes së gruas në të gjitha nivelet", theksoi kreu socialist. Rama u ka kërkuar anëtarëve të këtij forumi të rrisin rolin e tyre në qytete e fshatra për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në të gjitha strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Forumi zgjodhi kryekordinatore Ermira Danaj.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›