Janez Potočnik në Tiranë për asocimin e Shqipërisë në kërkimin shkencor
Autori i Lajmit: Red.
Komisioneri Europian për Shkencën dhe Kërkimin, Janez Potočnik nis nesër (5 maj) një vizitë dyditore në Shqipëri, në kuadër të aktiviteteve në Tiranë të Javës Europiane.
Sipas burimeve për shtyp nga KE, gjatë kësaj vizite komisioneri Potocnik do të takojë autoritetet më të larta të vendit.
Vizitat
Komisioneri Potočnik pritet të marrë pjesë në dy evenimente që janë pjesë e Javës Evropiane-2008, në tryezën e rrumbullakët me shkrimtarët nga Ballkani Perëndimor të titulluar “Ballkani Perëndimor dhe Perspektiva Evropiane”, e organizuar nga presidenca sllovene e BE-së, si dhe do të hapë koncertin e organizuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij (6 maj), zyrtari i KE-së do të jetë i pranishëm në ”Ditën Informative të Kërkimit të BE-së", një eveniment që synon të informojë komunitetin shkencor shqiptar dhe atë të biznesit rreth mundësive që ofron Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar kohët e fundit, që asocion Shqipërinë me Programin e 7-të në Kuadër të BE-së për Kërkimin e Zhvillimin Teknologjik. Që nga 1 janari 2008, "Statusi i asociuar" i krijon mundësi Shqipërisë të marrë pjesë në thirrjet për propozime dhe konkurrime në të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së, për bashkëpunimin në fushën e kërkimit dhe për veprimtari të financuara nga Programi Kuadër.
Marrëveshja
Kjo marrëveshje është një pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit në BE, duke iu krijuar mundësi shkencëtarëve, universiteteve dhe kompanive të krijojnë lidhje me partnerët e tyre në Evropë dhe të forcojnë ekspertizën shkencore, duke përfshirë edhe fushat shkencore që janë thelbësore për zbatimin e legjislacionit të BE-së. Programi i 7-të Kuadër i Kërkimit është programi më i madh i BE-së me një buxhet prej më shumë se 50 miliard euro për shtatë vjet (2007-2013). Ai krijon mundësi kërkimore për komunitetin shkencor evropian dhe ka për qëllim krijimin e një Zone të Përbashkët Shkencore Evropiane.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008