E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 15 kutive të Kukësit, deri tani s'ka ndryshim rezultati

TIRANË- Rinumërimi i votave të 15 kutive të qarkut Kukës nisi mesditën e së shtunës në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku funksionon Kolegji Zgjedhor. 

Trupa e Kolegjit vendosi të premten për rinumërimin e 15 kutive të këtij qarku, pas shqyrtimit të ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Kolegji ngriti 4 grupe rinumërimi, ndërkohë të pranishëm në procesin e numrit të votave janë dhe kandidatët e dy subjekteve politike të interesuara, Apostol Goxhi (LSI ) Alban Zenelaj (PD) dhe përfaqësuesit e KQZ.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike. 

TABELA E RINUMËRIMIT 

QV 0442 ( nuk ka ndryshim)
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota

QV 0443( nuk ka ndryshime)
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota

QV 0444
LSI kishte 18 vota ( nuk ndryshon)
PD shkon – 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota

QV 0445 
LSI kishte 28 vota - mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota 

QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)

QV 0447 (nuk ka ndryshim rezutlati)
PD 180 vota
LSI 21 vota 

QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota

vijon.....

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›