Serbët në veri duan fletëvotime pa simbole të Kosovës
PRISHTINE- Fletëvotimet me logo të Republikës së Kosovës janë bërë shkas që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës të refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata duan garanci se fletëvotimet që do të përdorën në veri të Kosovës me 3 nëntor, të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës. Anëtarët e organit të zgjedhjeve kanë thënë se fletëvotimet janë aprovuar të premten me specifika të shtetësisë së Kosovës.
Diçka që nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, ka dalë si problem i ri sa i përket organizmit të zgjedhjeve në veri. Tani rreth 15 anëtarë komunalë zgjedhorë serbë duan garanci që as fletëvotimet që do të përdoren me 3 nëntor në zgjedhjet lokale të mos identifikohen me Republikën e Kosovës.
Për këtë arsye mësohet se prej një jave ata po refuzojnë të nënshkruajnë kontratë me organin qendror të zgjedhjeve.
Betim Gjoshi, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem me Komisionet Komunale Zgjedhore në veri.
Ndërsa, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se anëtarët e KKZ-ve që po refuzojnë të nënshkruajnë kontratat duhet të zëvendësohen. Ai ka kërcënuar se nëse fletëvotimet në veri do të shtypen pa simbole të Republikës së Kosovës, rasti do të dërgohet në Kushtetuese.
“Dje e kemi marrë një vendim ku i kemi aprovuar specifikat dhe dizajnin e fletëvotimit. Në ato specifika dhe dizajn figuron logoja e Republikës së Kosovës, çfarë edhe duhet të jetë. Çfarëdo vendimi tjetër që dikush mendon me marrë do të jetë shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese. Prandaj, nëse ndodhë kjo unë do ta dërgoj drejt në Gjykatë Kushtuese“, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.
Rreth kësaj deri më tani nuk ka dhënë ndonjë sqarim as misioni i OSBE-së i cili do të ketë rol lehtësues në organizmin zgjedhjeve lokale në veri.
(m.a/tg/BalkanWeb)