E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja dhe Maqedonia, në gjysmëfinale

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 22:13

Spanja dhe Maqedonia janë kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit të basketbollit. Juan Carlos Navarro i ka shënuar 17 nga 26 pikët e tij vetëm në çerekun e tretë, për ta ndihmuar kampionin aktual që ta mposht Slloveninë bindshëm me rezultat 86-64, mbrëmë.

Periudha e tretë ishte fatale për sllovenët, pasi që ‘Stuhia e Kuqe’ e fitoi këtë 10 minutësh, 36-14, me ish basketbollistin e Memphis Grizzly, Navarro, që shkëlqeu me katër treshe. “Luajtëm mjaft dobët në pjesën e parë, por e gjetëm rrugën e duhur në pjesën e dytë”, ka thënë Navarro pas ndeshjes. Pau Gasol nga Los Angeles Lakers shtoi 19 pikë dhe 16 kërcime.

Fundori Goran Dragic nga Houston Rockets i udhëhoqi sllovenët me 14 pikë. “Luajtëm mirë në dy çerekët e parë, por më pas ne bëmë disa zëvendësime dhe ata filluan të na godisnin. Spanja ka ekip të fortë në çdo pozitë, brenda dhe jashtë”, theksoi Dragic.

Në duelin tjetër, Maqedonia vazhdoi befasinë duke e eliminuar edhe mikpritësin e këtij evenimenti, Lituaninë, të cilën e mposhti pas një drame të vërtetë. Humbësit e çerekfinales, Sllovenia dhe Lituania, do të luajnë në mes vete për ta kërkuar një vend në Top 6, i cili siguron pjesëmarrje në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.

EuroBasket 2011

Çerekfinalja
Spanja – Sllovenia86:64
Maqedonia – Lituania67:65

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›