Rishfaqet Topalli: Nuk jam përfshirë në fushatë për kryetarin e ri të PD
Kryetarja e Kuvendit, njëherësh edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka përgënjeshtruar lajmin se ajo është përfshirë në fushatën për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Topalli e quan si trillim lajmin e bërë publik në disa media ndërsa i fton demokratët që të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kreun e ri të Partisë Demokratike. Duke marr shkas nga përmendja e emrit tim në disa media të shkruara, të dirigjuara kryekëput nga Edi Rama, për përfshirjen time në fushatën për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, dua të sqaroj opinionin publik dhe, veçanërisht demokratët, se ky është një mashtrim dhe trillim. E konsideroj të padenjë, të papranueshme dhe të ulët përdorimin nga kushdo të emrit tim. Ftoj demokratët të hedhin poshtë me përçmim insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij. Ftoj demokratët të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për atë që besojnë se do ti çoj në fitore!, shkruan Jozefina Topalli në rrjetin social Facebook.