Rishikimi i buxhetit, hapi i duhur për uljen e borxhit publik - 3 përqind rritja ekonomike për vitin 2010

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
FMN vlerëson arritjet e ekonomisë shqiptare
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar dje vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010-ë në kushtet kur efektet e krizës ekonomike globale janë ende prezentë në të gjithë botën. Përfaqësuesi i FMN-së për vendin tonë, Gerwin Bell, tha gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, se vendimi i qeverisë është i guximshëm dhe inkurajues, por siç theksoi ai, nuk duhet të nënvlerësohen rreziqet e jashtme pasi vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar. “Rishikimi i buxhetit është për t’u vlerësuar. është një hap në drejtimin e duhur për uljen e deficitit dhe të borxhit publik”, tha Bell.Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Ekonominë Botërore, që ky institucion me seli në Washington, publikoi në prill të 2010 në faqen zyrtare online, Bell tha se rritja ekonomike për vitin 2010 ishte parashikuar 2.8 për qind, shifër kjo që mund të shkojë deri në 3 për qind.
“Përqindja është në varësi të statistikave, të cilat janë në progres se sipër, megjithatë kjo jo rritje do të jetë midis 2- 3 për qind”, vuri në dukje përfaqësuesi i FMN-së Gerwin Bell.
Bell tha se Shqipëria shmangu rënien ekonomike falë një menaxhimi të “sukseshëm rënien ekonomike përballë një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i ardhshëm gjatë viteve të fundit.
“Shqipëria ka qenë e suksesshme në menaxhimin e një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i ardhshëm gjatë viteve të fundit. Nuk është çështje fati, por për shkak të politikave të suksesshme të kujdesshme fiskale monetare dhe makroekonomike, buxheti kishte hapësirën e duhur fiskale, për të implementuar një buxhet fiskal gjatë krizës. Sistemi bankar ishte i shëndetshëm dhe mund të përballonte goditjet negative në këtë situatë. Pritshmëritë për inflacionin mbeten të mira. Këto politika kanë qenë arsyeja pse Shqipëria shmangu rënien ekonomike”, deklaroi Bell.
Ai vlerësoi më tej se në tre mujorin e parë të 2010, GDP ka qenë më mirë se çfarë kishte parashikuar FMN sidoqoftë institucioni monitorues i Washingtonit paralajmëron të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme:
“Në situatën aktuale ajo politikë, e cila ndihmon për të zbutur goditjet është zvogëluar shumë, ndërkohë që situata në botë nuk është në formën e vet më të shkëlqyer. Ka rritje të rreziqeve të qarta nga jashtë dhe nuk duhen nënvlerësuar. Vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar”, tha ndër të tjera, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell.
...