E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia shqiptare më pozitivja në rajon, Edi Rama përpiqet të nxijë realitetin

Ministri i Financave Ridvan Bode, u shpreh në fjalën e tij, se bashkëpunimi me FMN-në do vazhdojë, në të mirë të ekonomisë së vendit. Ai konstatoi një qëndrim jo normal të opozitës shqiptare. Bode akuzoi Partinë Socialiste dhe Edi Ramën se sheh çdo gjë me dyshim dhe priqet të nxijë realitetin.
“Opozita e nxitur nga kryetari i saj Edi Rama sheh me dyshim të gjitha. Nëse flitet mirë Rama do ta nxjerrë faqen e zezë. Ka sulmuar Ministrinë, Bankën e Shqipërisë do arrijë të sulmojë edhe FMN, siç ka sulmuar dhe institucionet europiane”, tha Bode.
Shefi i financave sqaroi se në kuadër të ndërhyrjeve të qeverisë për të kontribuar stabilitetin makroekonomik nuk do të rriten taksat.
“Nuk mendoj se Shqipëria do të vijë një ditë të rrisë taksat për të stabilizuar treguesit makroekonomik. Sfida e ekonomisë është si të rrisë investimet. Kemi bashkëpunuar me BSH për koordinimin e politikave fiskale. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me FMN në interes të ekonomisë së vendit. Opozita po abuzon me shifrat ekonomike dhe kërkon të nxijë çdo arritje të qeverisë dhe të Shqipërisë”, u shpreh Bode.
Ministri i Financave tha se konstatohet një zhvillim pozitiv të ekonomisë shqiptare dhe për një performim pozitiv në krahasim me vendet e tjera të rajonit në kuadrin e presioneve të krizës së ekonomisë globale në ekonomitë e rajonit dhe në ekonominë e vendit tonë.
“Pas përdorimit të stimujve të fuqishëm fiskal në vitin e kaluar, për të mos lejuar rënien e ekonomisë shqiptare në krizë, pas një periudhe stresi të ekonomisë shqiptare në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe fillim e këtij viti, konstatoj me kënaqësi se disa elementë pozitive, disa sinjale pozitive po vijnë nga ekonomia reale dhe në ketë kuadër do të përmendja në mënyrë të veçantë një rritje të vëllimit të eksporteve dhe ngadalësimit të importeve, pra një përmirësim të bilancit tregtar të vendit”, u shpreh ministri Bode. Ai informoi për vlera pozitive porsa i takon rritjes së investimeve të huaja direkt në ekonominë shqiptare që për tremujorin e parë sipas vlerësimit të bankës janë rreth 29 për qind më të larta në krahasim me një vit më parë.
Gjithashtu ka një përmirësim të depozitave të kursimit të popullatës, duke u rritur me 12 për qind. Rritje e të punësuarve të deklaruar në sektorin e ekonomisë reale dhe rritje ekonomike që për vitin 2010-të do arrijë në 3”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›