Pesë veprat e pavarësisë
-Monumenti i Pavarësisë
Komitetit vendosi që Monumenti i Pavarësisë të vendoset tek Parku Rinia, me pamje nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në krah të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky vend plotëson të gjitha parametrat për vendosjen e këtij monumenti dhe merr në konsideratë kërkesën e artistëve për ta vendosur këtë monument në një mjedis të gjelbër, si pjesë shumë e rëndësishme e monumentit.
-Shtatorja e Ahmet Zogut
Komiteti kërkoi që shtatorja e Ahmet Zogut të rishihet. Ndërkohë që u përcaktua si vendvendosje sheshpushimi në fund të Bulevardit Zogu I.
-Shtatorja e Hasan Prishtinës
Komiteti miratoi si vendvendosje të shtatores në sheshin “Paris”, ndërmjet rrugës “ Mine Peza” dhe Rrugës “Durrësit”.
-Shtatorja e Ismail Qemalit
Komiteti kërkoi që shtatorja e Ismail Qemalit të rishitet dhe u miratua si vendvendosje sheshi në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”
- Monumentit të Kongresit të Lushnjës
Komiteti propozoi si vendvendosje për Monumentit të Kongresit të Lushnjës sheshin në lulishten qendrore të qytetit. Komiteti la si detyrë që Ministri i Turizmit dhe Kulturës t’i përcjellë kryetarit të bashkisë së Lushnjës dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak propozimin e Komitetit dhe të diskutojnë për këtë vendvendosje.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha, duke vlerësuar edhe një herë si një akt guximi, por edhe nderimi për vendin, ngjitjen në majën Everest të grupit të alpinistëve shqiptarë, propozoi që edhe ky event të konsideroj në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin dhe të mundësohej mbulimi nga qeveria, i shpenzimeve të bëra për realizimin e këtij misioni. Kryeministri Berisha foli në mbledhjen e Komitetit lidhur me aktivitetet e parashikuara në periudhën në vazhdim dhe bëri një rivlerësim të disa figurave historike të neglizhuara apo të lëna në harresë për arsye ideologjike. /Start/
2012-06-29 15:06