Topi: Territori i Kosovës i paprekshëm

Gjithashtu, Topi mbajti edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Shqipëria ka qenë gjithnjë e angazhuar për të lobuar për shtetin e ri.
“Në çdo takim zyrtar, konferencë dhe takim informal, pjesë thelbësore e agjendës time presidenciale ka qenë ajo që pritet nga çdo president shqiptar. Kosova, mbështetja për shtetin e ri, lobimi për shtimin e njohjeve ndërkombëtare dhe sfidat e saj për të ardhmen. Misioni im modest është lehtësuar nga arritjet e jashtëzakonshme historike që Kosova ka shënuar në këto vite. Pavarësisht nga rotacionet në krye të shtetit, të qeverive apo partive politike, Shteti shqiptar mbetet njëzëri i angazhuar në mbështetjen për Kosovën e pavarur, demokratike dhe të integruar”, theksoi presidenti Topi.
Sipas tij “kjo është përgjegjësi dhe detyrë kushtetuese, politike, morale dhe vëllazërore, si pjesë e një kombi, e fateve të njëjta të së shkuarës por dhe të ardhmes së përbashkët”. Ai shtoi se shteti i Kosovës tashmë është një realitet. “Kosova është realitet për qytetarët e saj, për fqinjët, për rajonin dhe Evropën; është shtet me njohje të gjerë ndërkombëtare, kufijtë e saj janë të paprekshëm, identiteti dhe përkushtimi i saj evropian janë të pakthyeshëm”, tha Topi.
Ai shtoi se, “Shqipëria zyrtare njeh, çmon dhe mbështet plotësisht punën e institucioneve legjitime të Kosovës në jetësimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Ne vlerësojmë veçanërisht përpjekjet tuaja për një politikë integruese dhe bashkëpunimi, për gjakftohtësinë ndaj çdo provokacioni, dhe për gatishmërinë e qëndrueshme në mbështetje të çdo nisme dialogu të iniciuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Ne mbështesim vullnetin e palëkundur të Kosovës për dialog të barabartë dhe intensiv me të gjitha vendet tuaja fqinje, përfshirë Serbinë, duke e vlerësuar atë si investim pozitiv dhe në interes të vendeve dhe popujve të përfshira në këtë proces”.
“Shqipëria vlerëson se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshëm, se në vijimësi mbështet plotësisht përpjekjet tuaja për shtrirjen e plotë të autoritetit zyrtar në çdo pjesë të territorit të Kosovës, si parakusht për vendosjen e plotë të sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Çdo pengesë në këtë mision kushtetues, qoftë në nxitjen e provokimeve apo inskenimin e strukturave paralele, meriton zgjidhje të shpejtë dhe ligjore, në përputhje me interesat e shtetit të Kosovës dhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Kosova është e do të jetë një shtet evropian, demokratik, me perspektivë të qartë integruese dhe përparimi”, theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.
Sipas Presidentit Topi, “sfidat tona të përbashkëta nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike. Shqipëria dhe Kosova ne sferën e bashkëpunimit ekonomik duhet të udhëhiqen nga modelet e vendeve themeluese të BE-së, duke identifikuar resurse ekonomike që janë tërheqëse për investitorë të huaj strategjikë. Projektet e përbashkëta për energjinë, transportin dhe zgjerimin e tregjeve ekonomike, për modernizimin e turizmit dhe përdorimin më efikas të bjeshkëve, fushave dhe detit; për shkëmbime intensive në arsim dhe kulturë, si dhe çdo fushë tjetër të veprimtarisë shtetërore e publike janë nevojë dhe me interes madhor”. /Start/
2012-06-29 14:54