Dule mbron Bollanon, akuzon mediet për dezinformim
20/12/2008 Kreu i PBDNJ-së mban anën e kreut të “Omonias”
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, duke dalë në mbrojtje të kreut të “Omonias” Vasil Bollano, ka akuzuar mediet shqiptare për dezinformim për sa i takon publikimit prej saj të memorandumit më të fundit të Bollanos drejtuar Parlamentit grek. Gjatë një konference për shtyp një ditë pas kërkesës njëzëri të deputetëve të Parlamentit shqiptar nga të gjitha kahet për ndjekje penale për kreun e Bashkisë së Himarës, kreu i PBDNJ-së fajësoi gazetarët për pengim të proceseve integruese. “Se në një demokraci funksionale nuk mund të komentosh mbi komentin, nuk mund të vlerësosh mbi vlerësimin pa iu referuar pikësëpari burimit, por prej javësh në vendin tonë ndodh kjo çudi. Akuza për antishqiptarizëm, akuza për antikushtetutshmëri, komente mbi komente, vlerësime mbi vlerësime pa asnjë referencë konkrete”, - theksoi Dule gjatë fjalës së tij. Duke i cilësuar të gënjeshtërta informimet që reporterët shqiptarë kanë bërë për memorandumin e pranuar edhe nga deputeti i Parlamentit grek Thanasis Plevris, kreu i PBDNJ-së ka kërkuar nga mediet shqiptare që t’i kërkojnë ndjesë mbështetësit të PBDNJ-së në Greqi. “Dhe menjëherë do të ndieni së brendshmi detyrimin moral për t’i kërkuar ndjesë opinionit publik për dezinformimin sistematik që po i bëni. Komente mbi komente dhe vlerësime mbi vlerësime nuk janë gazetari”, - tha ai.
Nisur nga memorandumi që Bollano i ka drejtuar Parlamentit grek, ku kërkohet kushtëzimi i ratifikimit të MSA-së në këmbim të kushteve të vëna nga “Omonia”, ligjvënësit shqiptarë shprehen se masa më minimale që duhet marrë ndaj Bollanos është shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të Bashkisë. Kërkesën e tyre deputetët e kanë argumentuar me shkeljet e vazhdueshme kushtetuese prej tij. Duke e ballafaquar me Kushtetutën, kërkesa e organizatës së minoritarëve grekë në vendin tonë drejtuar Republikës së Greqisë që të mos ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë derisa të përmbushen disa pika, mes të tjerave edhe dhënia e autonomisë së pjesës jugore, përfshirë Himarën, Sarandën, Gjirokastrën, Korçën, është tërësisht antikushtetuese. Në nenin 1 të saj thuhet: “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.” Pikërisht këtu nis shkelja kryesore që i bëhet themelit ligjor mbi të cilin ngrihet shteti shqiptar. Po ashtu në Kushtetutë thuhet se sovraniteti i përket popullit. Kryetari i “Omonias” Vasil Bollano kërkon ndër të tjera që Shqipëria të njohë zyrtarisht si zonë të minoritetit grek Jugun e vendit dhe t’i jepet autonomi kësaj zone, e cila nga Bollano konsiderohet si Vorio Epiri. Kushtetuta thotë shprehimisht: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.”