Ristani: KQZ-ja nuk riformatohet sa herë që humben zgjedhjet
16/03/2011 Kryetari i KQ-së rrëzon kërkesën e opozitës për rikompozim të anëtarëve
“Akuzat e janë të pavërteta dhe synojnë të tërheqin KQZ-në në lojën politike”
Kreu i institucionit më të lartë zgjedhor në vend, Arben Ristani, theksoi dje se nuk ka kohë për të bërë ndryshime sa i përket riformulimit të anëtarëve të KQZ-së në dy muajt e fundit. Me anë të kësaj deklarate, Ristani ka hedhur kështu poshtë njërën nga kërkesat kryesore të opozitës për paketën e kushteve të paraqitura nga ana e saj për të hyrë në zgjedhjet vendore të 8 majit. Por gjithashtu, Ristani i ka quajtur të pavërteta akuzat e ngritura nga opozita për fotokopjim të materialeve zgjedhore, të cilat gjenden, sipas opozitës, në zyrën e këtij të fundit, dhe jo në Arkivin e Shtetit. Riformatimi i KQZ-së dhe mbajtja e zgjedhjeve në aq kohë sa ka mbetur nga 8 maji, është një skenar i parealizueshëm nga të gjitha ato subjekte politike që e dëshirojnë një gjë të tillë. Kështu deklaroi në një dalje publike kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili e shikon të pavend dhe joefektiv ndryshimin e sistemit zgjedhor sa herë që një parti humbëse e kërkon këtë. “E llogarisim të gjithë, dhe jemi koshient të gjithë për atë që sa kohë kemi dhe çfarë veprimtarie mund të kryhet. Unë nuk besoj që është një veprim i duhur, që sa herë që njëra nga forcat politike do të humbë zgjedhjet, të ndryshojmë sistemin, qoftë të menaxhimt, qoftë sistemin ligjor, po megjithatë është pjesë e vullnetit politik. Nëse do të kenë zgjidhje të tjera, ti shqyrtojnë atje ku duhet ti kenë për të shqyrtuar”, nënvizoi Arben Ristani.
Përgënjeshtrimi
Gjithashtu, kryetari i KQZ-së, në prononcimin e tij të djeshëm ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Socialiste se në zyrën e tij janë gjetur materiale zgjedhore të zgjedhjeve të kaluara, në një kohë kur ato duhet ti ishin dorëzuar Arkivit të Shtetit për tu arkivuar. Në lidhje me akuzat e opozitës për fotokopjim të materialeve zgjedhore dhe praninë e këtij dokumentacioni në ambientet e institucionit që drejton, Ristani e argumentoi me procedurat e nevojshme për arkivim. “Thuhet në shkelje të ligjit po nuk thuhet çfarë, si, kush. Akuzat e fundit lidhur me fotokopjimin e dokumentacionit janë tërësisht të pavërteta dhe abuzive dhe synojnë të tërheqin KQZ-në në lojën politike”, u shpreh Ristani.
Bashkëpunimi
“Tani përpunimi ka mbaruar, ato janë të paketuara dhe janë në pritje për të shkuar në Arkivin e Shtetit. Zhvendosja e këtyre materialeve ka një procedurë të caktuar, e cila duhet bërë midis punonjësve të KQZ dhe të Arkivit të Shtetit. Pra, jemi në momentin që do të fillojë menjëherë transportimi i tyre drejt Arkivit të Shtetit”, tha Ristani.
Bojkoti në KQZ
Bojkoti i tre anëtarëve të opozitës në mbledhjet e institucionit më të lartë zgjedhor në vend është kthyer në një fakt shqetësues. Për anëtarin e këtij komisioni, Klement Zguri, mungesa e tre kolegëve të tij në KQZ është një rast i paprecedentë dhe i pamoralshëm nga ana e tyre.
Kërkesa e PS
Rikompozimi i KQZ-së është kërkesa kryesore në listën e kushteve që PS-ja i ka kërkuar mazhorancës qeverisëse. Kështu, në përbërjen e tij PS propozon që tre anëtarë të KQZ-së të jenë përfaqësues të shumicës, tre të opozitës dhe një anëtar të jetë përfaqësues i institucionit të kreut të shtetit.